Qeveria po pergatitet qe shume shpejt te miratoje ligjin e ri per shoqerite tregtare. Ministri i Ekonomise, Genc Ruli, ka thirrur dje keshillin konsultativ te biznesit per te dhene sugjerimet per ligjin e ri. Sipas eksperteve te Ministrise se Ekonomise, ky ligj ka ardhur si nevoje e ndryshimeve qe ka pesuar ambienti i biznesit. Ligji ekzistues eshte miratuar qe ne vitin 1993 dhe ka nxjerre ne pah disa mangesi, qem sipas ministrit Rulim rregullohen plotesisht nga ligji i ri, qe eshte hartuar me ndihmen e eksperteve nderkombetare. "Qellimi i ketij ligji eshte qe te sigurohet nje ligj i qarte, bashkekohor dhe qe reflekton eksperiencen pothuaj 15-vjecare te fituar nga zbatimi i ligjit ekzistues", deklaroi Ruli. Sipas tij, konsultimet me grupet e ndryshme te interesit te bejne te besosh se ndryshimi radikal i zbatuar nga projektligji do te mirepritet dhe do te vleresohet si thjeshtesim i dispozitave aktuale per shoqerite me pergjegjesi te kufizuar, duke i sjelle ato me prane biznesit. Nderkohe, ne mbledhjen e radhes te keshillit konsultativ te biznesit, eshte diskutuar edhe projektligji i nenshkrimit elektronik, qe rrit sigurine e transaksioneve, qe bizneset bejne permes internetit.