gazetaMediat e huaja, e kryesisht ato franceze, në artikujt dhe materialet e publikuara dhe transmetuara sot, përgëzojnë shqiptarët për tifozëri të kulturuar ndaj kombëtares së tyre kuq e zi.


Nisur nga takimi i mbrëmshëm mes Francës dhe Shqipërisë, në publikimet e ditës së sotme, mediat kryesore franceze i kanë dhënë hapësirë edhe tifozëve të kombëtares shqiptare, duke shkruar fjalët më të mira për ta.


Mediat shkruajnë se si kultura dhe entuziazmi i tifozëve shqiptarë, është diçka që kishte nisur ti mungonte futbollit në Evropë.


Njëra prej tyre sot shkruan: Shqiptarë, ejani sa herë që të doni.