Shtypi rumun dhe përkatësisht gazeta "Sporturilor" në numrin e saj të botuar sot në Rumani ka gjetur kohën dhe të tallet me sulmuesin shqiptar, zëvendësuesin Bekim Kastrati, lojtarin e Oto Baric q ëi dha mundësi Rumanisë të shënonte golin e parë dhe vendimtar. Ja si shkruan Gazeta Sporturilor: Kastrati Bekim, cfarë lojtari i nivelit ndërkombëtar! Lojtari 27-vjecar i Eintracht Braunschëeig ishte më i rëndësishmi për ekipin e Picurkës. Faleminderit! Në minutën e 62-të, ai zëvendësoi Bogdanin. Tre minuta më pas, topi u zmbraps prej mbrojtjes shqiptare, arrin te Kastrati, që pakujdes e dërgon topin pas, te mbrojtja e tij. Realisht, ai pasoi në mënyrë të shkëlqyer për Dikën, lojtari i Steaua ishte i vetëm ballë për ballë me portierin, duke shënuar me gjakftohtësi. Ajo që bëri lojtari shqiptar më pas në fushë nuk ia vlente më, pasi ai ishte ofruesi i pasit i cili celi dhe serinë e golave. Gazeta Sporturilor e vlerëson atë me notën 10.
(Faqe e gazetës Sporturilor e botuar sot në Rumani)