Reforma


Kisha e Anglisë rrëzoi një klauzolë që ndalonte gejt në partneritet civil nga marrja e postit të peshkopit në këtë kishë, bën të ditur BBC. Njoftimi erdhi nga Shtëpia e Peshkopëve të Kishës dhe lejon që priftërinjtë e deklaruar gej do të mund të zgjidhen peshkopë në rast se premtojnë se do të mbeten beqarë për të gjithë jetën.


Anglikanët konservatorë deklarojnë se ata do të vijojnë të luftojnë ndaj këtij fenomeni. Çështja e priftërinjve homoseksualë ka përçarë këtë kishë që nga viti 2003, kur kleriku gej Jeffrey John u bë peshkop i Reading. Ai u detyrua të japë dorëheqjen pas protestave nga tradicionalistët. Kisha Anglikane ka rënë dakord më herët të lejojë njerëz gej të bëhen priftërinj, me kushtin që të qëndrojnë beqarë dhe të pendohen për homoseksualitetin aktiv në të shkuarën. Këto kushte tashmë janë zgjeruar edhe për priftërinjtë që kandidojnë për peshkop.


Gejt mund të bëhen peshkop në Angli burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP