Gjykata e shkallës së parë Tiranë ka dhënë vendimin përfundimtar për 29 të akuzuarit për tragjedinë e Gërdecit. Kështu Ylli Pinari dhe Dritan Minxolli janë dënuar me nga 18 vite burg. Mihail Delijorgji është dënuar me 10 vite burg. Luan Hoxha me 6 vite burg dhe për 5 vite i hiqet e drejta për të mbajtur funksione shtetërore, Sokol Ngjeci ështëdenuar me 10 vite. Ndërsa janë dënuar me nga 3 vite burg Dashnor Caushi, Hilmi Lacaj, Gezim Oshafi, Jorgo Mino, Fari Toska, Zenun Fero dhe Hysni Cocka. Denis Hajdari, Ndue Marku dhe Fatbardh Kuci janë dënuar me nga 1 vit heqje lire. Ndërkaq gjykata ka shpallur të pafajshëm Ardian Mullahin, Agim Lalën, Agim Babameton, Zija Bahja, Rezart Tershanën, Juliana Margaritin, Fiqiret Maton e Besnik Dauti. Ndërsa Shoqëria “Albademil shpk” u dënua me 25 milionë lekë gjobë dhe për 10 vite nuk ka të drejtën e asnjë prokurimi publik dhe i hiqet e drejta e ushtrimit të çdo lloj veprimtarie që ka lidhje me armët dhe municionet luftarake. Ndërkohë që Minxolli, Pinari e Delijorgji prej të pandehurve kanë kryer rreth 3 vjet burg në paraburgim, ku një ditë në qelitë e paraburgimit është baraz me 1.5 ditë në burg.

Menjëherë pas dhënies së vendimit familjarët protestuan. Ngjarja e Gërdecit ndodhi në 15 mars të viti 2008 ku humbën jetën 26 persona, mbi 300 të tjerë u plagosën si dhe u dëmtuan shumë banesa e biznese.

1-Mihal Delijorgji 10 vjet burg

2-Ylli Pinari 18 vjet burg

3-Dritan Minxolli 18 vjet burg

4-Sokol Ngjeci 10 vjet burg

5-Luan Hoxha 6 vjet burg

6-Ardian Mullai i pafajshëm

7- Agim Lala i pafajshëm

8-Dashnor Çaushi 3 vjet burg

9- Hilmi Laçaj 3 vjet burg

10-Gëzim Oshati 3 vjet burg

11-Jorgo Mino 3 vjet burg

12-Fahri Toska 3 vjet burg

13-Zenun Ferro 3 vjet burg

14-Ndue Marku 1 vit burg

15-Fatbardh Kuci 1 vitt burg

16-Shpëtim Spahiu 4 vjet burg, dënimi pezullohet për 3 vite

17-Hysni Cocka 3 vjet burg

18-Zija Bahja i pafajshëm

19-Myqerem Mato i pafajshëm

20-Agim Babamedo i pafajshëm

21-Besnik Dauti i pafajshëm

22-Adriatik Mema i pafajshëm

23-Armand Tartari 1 vit burg

24-Te rishqyrtohet ceshtja ndaj Lafti Shatri

25-Shkëlzen Madani me 3 vjet

26- Rezart Tershana i pafajshëm

27- Denis Hajdari 1 vit burg

28- Juliana Margariti e pafajshme

29- Fiqeret Mato i pafajshëm

30- Albademil shpk 20 mln lekë gjobë