TIRANË- Rrëzohet kërkesa për ndryshimin e trupit gjykues në një prej proceseve më të gjatë gjyqësore atë të Gërdecit. Në seancën e 19 shtatorit njëri prej të pandehurve Lavdi Shatro, me anë të avokatit mbrojtës kërkoi shkarkimin e trupit gjykues, pas pretendimeve për një vendim të ndërmjetëm nga ana e trupës aktuale.

Gjykata e Tiranës ka hedhur poshtë këtë kërkesë, ndërsa pritet që pretenca për 29 të pandehurit të jepet më 3 tetor.

Kujtojmë që në historinë e këtij gjyqi ka pasur mbi dhjetë kërkesa për ndryshimin e trupës gjyqësore të cilat janë hedhur të gjitha poshtë. Edhe pse shpërthimi ishte në këto përmasa tragjike, asnjë nga të pandehurit nuk gjendet prapa hekurave.

Shpërthimi i fabrikës së demontimit të municioneve "Alba Demil", më 15 mars 2008, i mori jetën 26 personave, 300 të tjerë u plagosën, si dhe u shkatërruan mijëra banesa e godina biznesesh.
(m.a/BalkanWeb)