Tirane- Rrezohet Prokuroria e Pergjithshme. Kolegji i Bashkuar i Gjykates se Larte vendosi dje pushimin e procesit penal ne ngarkim te ish-ministrit te Mbrojtjes, Fatmir Mediu duke marre parasysh se ky i fundit eshte tashme nje deputet dhe automatikisht gezon imunitet.


Seanca


Gjate seances se djeshme gjyqesore avokati mbrojtes i Fatmir Mediut, Ardian Visha i ka paraqitur Kolegjit te Bashkuar te kryesuar nga gjyqtari Besnik Ymeraj, kerkesen per pezullimin e procesit, duke paraqitur si prove mandatin e deputetit te fituar me 7 shtator te ketij viti, si deputet i Ministrise se Mjedisit. "Ky mandat i siguron Mediut imunitetin, per kete arsye procesi gjyqesor ne ngarkim te Mediut, nuk mund te vazhdoje. Nuk mund te vazhdoje procedimi gjyqesor ne ngarkim te nje personi qe gezon imunitetit", u shpreh dje mbrojtesit i Mediut para gjykates. Ne krahasim me pretendimet e mbrojtesit te Mediut, organi i akuzes i perfaqesuar nga prokuroret e ceshtjes, Sokol Stojani, Arben Dollapi, Alfred Progonati, Arqile Koci dhe Kujtim Luli, kane kundershtuar dje pretendimet e ngritura nga ana e mbrojtjes. Sipas prokurorise, Kuvendi ka marre nje here mendim per imunitetin e Mediut dhe perderisa nuk ka vendim te dyte, ceshtja nuk mund te pushohet. "Kerkesa e mbrojtjes eshte e pabazuar ne ligj", u shpreh dje Sokol Stojani, duke kerkuar edhe rrezimin e kerkeses se bere nga Visha.


Vendimi


Pas pretendimeve te te dyja paleve, Kolegji i Bashkuar eshte terhequr per te marre vendimin e saj. Pas dy oresh ne dhomen e keshillimit, vendosi dje te pranoje kerkesen e mbrojtesit te Fatmir Mediut dhe te pushoje ceshtjen ne ngarkim te ish Ministrit te Mbrojtjes, Fatmir Mediu. "Kolegji Penal i Gjykates se Larte, pasi degjoi mbrojtesit e te pandehurit Fatmir Mediu qe pretenduan faktin e zgjedhjes deputet te te mbrojturit prej tyre, fakt qe sipas tyre kushtezon vazhdimin e ndjekjes penale dhe perfaqesuesit e organit te akuzes qe kerkuan vazhdimin e gjykimit, verejten se; ne baze te vendimit nr. 602, dt. 01.08.2009 te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve, rezulton se i pandehuri Fatmir Mediu eshte zgjedhur deputet i legjislatures se 18-te te Kuvendit te Shqiperise. Kjo rrethane nuk lejon vazhdimin e procedimit penal ne ngarkim te tij, per aq sa nuk ka nje autorizim per ndjekje penale te dhene nga Kuvendi i Shqiperise, mbas marrjes prej tij te mandatit te deputetit. Per keto arsye, mbeshtetur ne nenin 73/2 te Kushtetutes se Shqiperise dhe nenet 290/e dhe 387/1 te Kodit te Procedures Penale, Kolegji Penal i Gjykates se Larte, vendosi: Pushimin e procedimit penal ne ngarkim te te pandehurit Fatmir Mediu, per shkak se ndjekja penale ndaj tij nuk mund te vazhdoje.", u shpreh dje ne vendimin e saj Gjykata e Larte.


Visha: Procesi duhet te vazhdonte


Pas perfundimit te procesit gjyqesor avokati mbrojtes i Fatmir Mediut, Ardian Visha, u shpreh se deshironte qe procesi te vazhdonte deri ne perfundim, ne menyre te tille qe Mediu te fitonte pafajesine. "Si avokat, do preferoja nje beteje gjyqesore me prokuroret, por, nuk pata fat, pasi prokuroret ishin te paafte", deklaroi dje Ardian Visha.


Tragjedia e Gerdcit, ndarja e dosjes


Gjykimi ndaj Mediut, nisi pak muaj pas tragjedise se rende te Gerdecit qe ndodhi me 15 mars te vitit 2008, ne fabriken e municioneve ne kete fshat. Dosja volumizone u dergua ne Gjykaten e Larte me 14 mars te ketij viti, ku ne banken e te akuzuarve, ishin 30 persona. Pas tre seancaash gjykimi, dosja eshte ndare ne tre pjese nga ana e Kolegjit te Bashkuar, e cila mbajti per shqyrtim vetem dosjen e ish-ministrit, kjo per shkak te kompetencave qe kishte Gjykata e Larte. Nderkohe qe dosja me 29 te pandehur te tjere, mes tyre ish-ushtrake te larte, eshte duke u gjykuar ne Gjykaten e Tiranes. Ngjarja per te cilen u akuzua ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu, ndodhi me 15 mars te vitit te kaluar, ku humben jeten 26 persona dhe u plagosen me shume se 300 te tjere. Per kete ngjarje, Prokuroria e Pergjithshme ngriti ndaj ish-ministrit Fatmir Mediu akuzat e "shperdorimit te detyres", si dhe "favorizim ne tendera".


Familjaret: Do kalojme ne vetegjyqesi


Vendimi i Gjykates se Larte, ka ngjallur reagim tek familjaret, te cilet nuk kane munguar ne asnje seance gjyqesore. Ata jane shprehur se ky vendim eshte si nje vrasje e dyte dhe se do te kalojne ne vetegjyqesi. Ajo qe ka folur menjehere pas vendimit te gjykates, ka qene nena e njerit prej viktimave te tragjedise. Zamira Durda, e cila humbi djalin e mitur pas shperthimit te fabrikes, teper e revoltuar dhe e prekur tha se kjo nuk eshte drejtesi. "Une do vazhdoje te kerkoj te drejten time. Dua nje pergjigje, perse femija im nuk jeton me. Nuk ja fal Mediut a cilido qofte gjakun e femijes tim. Ai sot duhet te shkonte ne shkolle, por nuk eshte. Do kaloj ne vetegjyqesi, do behem kamikaze", pohoi e revoltuar Zamira.