Edhe pse vetëm 30 vjeç ka tanime nje karriere ndërkombëtare të afirmuar
baritoni shqiptar Gëzim Myshketa, i cili me interpretimin e tij në
operën "Carmen" shkëlqeu në hapje të festivalit të njohur operistik të
Macerates.



I vleresuar shume nga specialistet dhe kritiket, prej disa vitesh ai konsiderohet edhe nga publiku i gjere si nje prej talenteve me interesante te brezit te tij. I diplomuar me rezultate te shkelqyera ne konservatorin e Parmes, baritoni me origjine nga Durresi, eshte bere menjehere i njohur per interpretimin e mahnitshem ne moshen 20-vjeçare te personazhit te Figaros; duke paralajmeruar keshtu se do te digjte etapat ne ecjen e tij drejt suksesit.

Kritiket vleresojne si zerin, qe cilesohet njekohesisht teper i ngrohte dhe brilant, ashtu edhe interpretimin. Personazhet e tij, qe nga Falstafi tek Don Zhuani, nga Marcello i Bohemes tek roli i fundit Escamillo tek Carmeni, mund te permblidhen me nje fjale. Siç ben nje kritik i njohur muzikor qe ne nje reçension shkruan se duke kerkuar nje cilesim per interpretimin e Gezim Myshketes, i vetmi i drejte dhe i sakte qe gjeti ishte: I jashtezakonshem.