Skenaristi hollivudian Xho Esterhas, ka akuzuar Mel Gibson se po ndalon shfaqjen e filmit me skenar të tij, rreth heroit hebre Judah Makabe sepse ai I urren hebrenjtë. Uarner Bros në fakt ka ndaluar prodhimin e filmit, I cili duhej të drejtohej nga Gibson, me arsyen se skenari kishte një sens triumfi. Në një letër drejtuar Gibsonit, shkrimtari shkruante, se arsyeja për të cilën ai nuk e merrte përsipër filmin ishte më e keqja e mundshme. Ajo që ai I urren hebrenjtë. Aktori nga ana e tij ka reaguar duke thënë se këto akuza ishin thjesht spekulime. Reputacioni I aktorit, ka nisur të njolloset që në vitin 2006 pasi u arerstua duke I dhënë makinës në gjendje të dehur. Gjatë arrestimit Gibson bëri dhe disa deklarata kundër hebrenjve. Gibson më pas ka kërkuar falje duke ia vënë fajin konsumimit të tepruar të alkoolit. Por skenaristi këmbëngul në faktin se Gibson nuk ka pasur asnëjherë në mendje që të bëjë filmin. Esterhas I cili njihet më shumë dhe për skenarin e filmit Basic Instict shprehet se kishet qenë gabim nga ana e tij që të merrej me Gibson. Por ky I fundit ka reaguar se do ta bëjë filmin por jo bazuar në skenarin e Esterhas. Historia e filmit flet për fitoren e hebreut Makabe ndaj greko sirianëve në vitin 161 para Krishtit. Suksesi i asasj revolte festohet dhe në ditët e sotme me anë të festivalit Hanukah.