Mel Gibson ka konfirmuar thashethemet se e dashura e tij ruse eshte shtatzene. 

"Eshte e vertete”, deklaroi aktori, i ftuar ne show-n televiziv "The Tonight Show With Jay Leno", pasi prezantuesi e pyeti rreth zerave per shtatzenine e Oksana Grigorieva.

Gibson ka shtate femije nga martesa 28-vjecare me Robyn, nga e cila kerkoi divorcin muajin e kaluar.

Ndersa ne shtyp flitet se foshnja do te linde ne vjeshte, Gibson ka perjashtuar projektet per nje martese te dyte.