Fatmir Xhafaj


TIRANË- Partia Socialiste ka vijuar pasditen e sotme dëgjesën publike për projektligjin për Gjykatën Administrative me një seancë dëgjimore me avokatët e Tiranës.


Deputeti socialist, Fatmir Xhafa ka theksuar se synimi i kësaj nisme është vetëm një; të përfundohet një ligj sa më cilësor e në përshtatje me standardet më të mira ndërkombëtare. Nderkohe qe ne fund te gjithe takimeve konsultative me grupet e interesit PS do te paraqes ne Komision amendimet perkatese per projektligjin ne fjale.


Sipas tij, deri më sot janë mbledhur kritika dashamirëse dhe organizuesit gjenden të surprizuar, e përgjegjës për këtë komunikim.


Ne kemi nevojë për të konsultuar jo thjesht dhe vetëm ligje që kalojnë në Kuvend, por për tu bërë pjesë e debatit që lidhet me politikat në këtë sistem dhe procesin ligjvënës. Sot ne Komisionin e Ligjeve u miratua në parim projektligji, për ti hapur rrugë debatit rreth këtij në parim dhe nën për nen- theksoi ai.


Sipas tij, në fund duhet që të dalë një ligj që ti shërbejë qytetarëve, biznesit, vetë shtetit dhe duhet konceptuar e trajtuar si i tillë.