Nga Express më 09 maj 2011 në ora 10:18

Jurgen Gjasula ka realizuar gol për skuadrën e tij, FSV Frankfurt, e cila u mposht si mysafire e Augsburgut me rezultat 2:1.



Në minutën e tretë, mesfushori shqiptar e ka kaluar Frankfurtin në epërsi nga pika e bardhë.



Edhe Edmond Kapllani ka realizuar gol për skuadrën e tij, Paderborn, e cila u mposht nga Duisburgu me rezultat 3:1.



Sulmuesi i Kombëtares shqiptare në minutën e 52’të ka zvogëluar epërsinë e vendasve në 2:1.