FSV Frankfurt ka pësuar humbje minimale me rezultat 2:1, të dielën, nga Munchen 1860. Mesfushori shqiptar, Jurgen Gjasula ka luajtur 69 minuta për Frankfurtin, duke ia lëshuar vendin bashkëlojtarit Kujabi.
Ndërkohë, 24-vjeçari është ndëshkuar me karton të verdhë. Tek Munchen 1860, në bankën e rezervistëve ishte futbollisti kosovar Kushtrim Lushtaku, i cili megjithatë nuk luajti asnjë minutë.
Golat për vendësit i realizuan Rakic (37’) e Ludwig (76’), kurse për udhëtuesit shënoi Mehic (80’). Kjo humbje ia rrezikon edhe më shumë punët Frankfurtit për mbetje në Bundesliga 2.