Nje 58 vjecar eshte gjetur i vdekur oret e para te mengjesit ne fshatin Goricaj te Lushnjes. Policia mori njoftimin rreth ores 06:00 dhe shkoi ne vendngjarje, ku identifikoi viktimen Vasil Mile. Inspektori i zones dhe nje grup agjentesh te komsiariatit kane shkuar ne vendin e ngjarjes dhe kryer veprimet e para hetimore. Burimet zyrtare te policise konfirmojne se 58 vjecari eshte gjetur mbi nje kanal anesor te rruges. Ai ka patur pak shenja ne trup e pikerisht ne afersi te kraharorit dhe ne gjymtyret e siperme. Policia me autoambulancen e spitalit civil te Lushnjes ka bere transportimin drejt morgut dhe ka nisur hetimet. Burimet policore tregojne per gazeten se 58-vjecari vuante nga depresioni i thelle mendor dhe shpesh here ishte larguar nga banesa e tij, ku jetonte i vetmuar. Autopsia e lene per t'u zhvilluar diten e sotme, ka vonuar edhe zbardhjen e shkakut te vdekjes. Policia mohoi konfliktet, ndersa morri ne pyetje te aferm te viktimes qe konfirmuan se Mile vuante nga depresioni mendor si pasoje e vetmise dhe gjendjes ekonomike. Shenjat e dhunes sipas hetimit te kryer shpjegohen me goditjet qe 58-vjecari i jepte vetes here pas here si pasoje e semundjes, ndersa mesohet se eshte hedhur tre here nga nje pishe qe ndodhet ne afersi te fshatit. Porn e tentativat e tij ai kishte deshtuar, derisa ne rrethana te paqarta u gjet i pajete mengjesin e djeshem ne nje nga rruget e fshatit ku dhe banonte I vetmuar.


Xh. B