Takimi me Kryeministrin

Kryeministri Berisha zhvilloi dje nje takim ne Kryeministri me gjeneralin e mirenjohur amerikan Wesly Clark i cili prej ditesh ndodhet ne Shqiperi ne kuader te perfaqesimit qe u bene disa bizneseve. Gjate takimit me Kryeministrit Berisha gjenerali Clark i prezantoi nje projekt-propozim te rendesishem ne fushen e qeverisjes elektronike. Ai u shpreh se ishte njohur me perpjekjet e qeverise shqiptare per te prezantuar sistemin elektronik ne shume fusha me qellim rritjen e transparences dhe eficences se veprimtarise se saj dhe se projekti qe ai propozon eshte ne linje me reformat e filluara theksohet ne njoftimin per shtyp te Keshillit te Ministrave. Po keshtu duke e falenderuar per pritjen gjenerali Clark i shprehu Kryeministrit Berisha se impresionohet sa here vjen ne Shqiperi me ndryshimet e dukshme dhe te prekshme kudo qe ai shkon. Ne kete kontekst gjenerali Clark u shpreh se reformat e ndermarra nga qeveria shqiptare kane ngjallur interes te madh te grupe te njohura biznesi nga Amerika dhe Kanadaja. Nga ana e tij Kryeministri u shpreh se projekti do te shqyrtohej dhe vleresohej konform ligjeve dhe rregullave ne fuqi nga ministrite perkatese.