28/04/2005  Irak


Shefi i shtabit të ushtrisë amerikane, Gjenerali Riçard Majers, thotë se militantët irakenë nuk e kanë humbur aftësinë e tyre për të ndërmarrë sulme. Gjenerali Majers tha se numri i sulmeve të përditshme në Irak, që shkon mesatarisht nga 50 deri 60 në ditë, është në të njëjtin nivel si një vit më parë.


Ai tha se kapaciteti i militantëve për të ndëmarrë këto sulme nuk kishte ndryshuar. Megjithatë, Gjenerali Majers tha se forcat e koalicionit në Irak po e fitonin betejën. Gjenerali Majers tha se ishte herët të jepje një gjykim nëse intensifikimi i sulmeve kohët e fundit shënonte një fushatë të kordinuar të militantëve.