Gjenerali David Petraeus, komandant i ri i forcave amerikane dhe i atyre të NATO-s në Afganistan, sot u takua me zyrtarë të NATO-s në Bruksel, para se të niset për në Kabul.



Dje, senati amerikan e konfirmoi vendimin që gjenerali Petraeus ta zëvendësoj gjeneralin Stanley McChrystal, të cilin presidenti Obama e shkarkoi për shkak të komenteve negative lidhur me liderët civilë amerikanë në një artikull gazete.



Gjenerali Petraeus është komandanti i tretë amerikan i forcave në Afganistan, prej vitit 2009, kur Barack Obama e mori postin e presidentit.