“Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, premierë në TK të dielën mbrëma, realizuar me regji të Dino Mustafiqit dhe dramaturgji të Jeton Neziraj, përveç shënimit të premierës kishte edhe qëllimin e mbledhjes së mjeteve nga shitja e biletave, të cilat më pas do të shkojnë për të përmbyturit e fatkeqësisë natyrore që ndodhi në Shkodër. Për më shumë se 90 minuta, publiku i mbledhur në sallën e TKK-së u mishërua me ngjarjen e romanit “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, të shkrimtarit Ismail Kadare dhe me punën regjisoriale të Dino Mustafiqit. Ndrkohë, të hënën u mbajt dhe konferenca për shtyp për arritjet e premierës së shfaqjes.

E veçanta e Ardhjes së kësaj shfaqje është se “Gjenerali” solidarizohet me fatkeqësinë natyrore që e kaploi zonën e Shkodrës dhe rrethinat e saj.

Shfaqja “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, vjen në Prishtinë pas prezantimit me sukses në skenën e Shkupit dhe gjithashtu para pak kohësh u shfaq në “Teatrin e Beogradit”, ku nga publiku u duartrokit gjatë.

“Kjo shfaqje flet shumë në një mënyrë për krimet... dhe fatmirësisht sado e hidhur që është e vërteta ata e pranuan si të tillë dhe na duartrokitën”, thotë Adem Kraga gjatë konferencës, njëri nga aktorët e shfaqjes.

Madje mësohet se shumë shikues kanë mbetur jashtë teatrit, ndërsa salla ishte përplot, absurdi qëndron edhe tek fakti se teatri i Shkupit shkeli në teatrin e Beogradit pas 30 viteve.

Në rolet kryesore interpretuan: Bajrush Mjaku, Xhevdet Jashari, Adem Karaga, Vebi Qerimi, Musherefe Llozani, Adrian Aziri, etj.

Teatrit Shqiptar i Shkupit dhe Teatrit Kombëtar i Kosovës shprehen se biletat e datës 24 janar janë një kontribut i vogël për këtë tragjedi që i ndodhi Shkodrës.

Konferenca u hap nga Burbuqe Berisha, drejtoreshë e Teatrit Kombëtar, e cila pati për krah disa prej aktorëve të cilët luajtën në shfaqje. Bileta kishte çmimin 10 euro, ndërsa mësuam se kjo shfaqje nga biletat e shitura mblodhi 810 euro. “Është një shumë simbolike por gjesti është më i madh se sa shuma”, shprehet Burbuqe Berisha.

Sipas Kragës, vepra e Kadaresë edhe sot flet me gjuhën e saj shumë moderne, aq më tepër qasja regjisoriale dhe qasja dramaturgjike që iu bë veprës, andaj ky ndoshta është njëri nga motivet të sillej kjo shfaqje në ditët e sotme.

Ndonëse salla nuk ishte e mbushur plot, prapëseprapë asnjëherë nuk ka mbledhur aq shumë publikë dhe fytyra publike

”Më erdhi mirë që një masë aq e madhe e intelektualëve që nuk i kam parë me vite në teatër, kanë qenë mbrëmë, Dje ishin ata që deshën të ndihmojnë dhe sigurisht që e kanë gjepin më të pasur ndërsa sot dhe nesër sigurisht do të vijnë ata qe e donë teatrin dhe që ndoshta nuk kanë pasur mundësi të vijnë dje”, tha Burbuqe Berisha.