bojaxhi]Ish- drejtorit të KESH, Gjergj Bojaxhi, i kanë djegur dy makina në oborrin e shtëpisë së tij.


Ngjarja e rëndë ka ndodhur gjatë natës në fshatin Lundër të komunës së Farkës.


Dy automjetet tip Fiat të Bojaxhiut janë shkrumbuar plotësisht.


Policia nuk e ka përjashtuar mundësinë që djegia e makinave të jetë aksidentale, por po heton edhe për zjarr të qëllimshëm.


Provat e gjetura pas shuarjes së zjarrit e kanë forcuar akoma më shumë këtë pistë, pasi mbetjet e blozës kanë ngritur dyshime të forta se zjarri ka qenë i qëllimshëm.


Ish-zyrtari i lartë i Partisë Demokratike ka preferuar ta kalojë gjithçka në heshtje, duke kërkuar prej organeve kompetente mosnxjerrjen e informacionit.