Trajneri i Bayernit, Pep Guardiola mendon se ekipi i tij do të hakmerret ndaj Borusias së Dortmundit për humbjen që këta të fundit i shkaktuan një javë më parë në kampionat.


Dy skuadrat më në formë të Bundesligës prenë biletat për në finalen e Kupës së Gjermanisë.


Bajerni u kualifikua pasi kaloi Kaiserslauten, ndërsa Dortmundi kishte avancuar më herët me fitoren e pastër 2-0 ndaj Volfsburgut.


Dortmundi i shkaktoi skuadrës së Guardiolës humbjen më te thellë të këtij sezoni, ndaj ky fakt nuk kapërcehet lehtë nga lojtarët e kampionëve të Gjermanisë dhe sidomos nga trajneri.


Finalja e edicionit të 71-të të Kupës mes Dortmundit e Bajernit do të luhet në mbrëmjen e 17 majit në stadiumin olimpik të kryeqytetit gjerman dhe kjo ndeshje pritet me shumë interes.