Gjermania dhe Spanja janë përballur midis tyre në ndeshje zyrtare dhe miqësore 18 herë. Bilanci: 7 fitore për Gjermaninë, 6 barazime dhe 5 fitore për Spanjën.


Rastësia

Spanja ka fituar ndeshjen e parë kundër Gjermanisë (2-1, miqësore, më 12 maj 1935), ndërkohë që ka fituar edhe takimin e fundit: 1-0 në finalen e Euro 2008-s.


6 ndeshje

Dy ekipet kanë zhvilluar midis tyre vetëm 6 ndeshje zyrtare: 3 janë fituar nga Gjermania, 2 janë mbyllur në barazim dhe 1 është fituar nga Spanja.


Përplasja e fundit


Dueli i fundit midis Gjermanisë dhe Spanjës ka të bëjë me finalen e Kampionatit Europian të vitit 2008. Më 29 qershor 208, në stadiumin “Ernst Happel” të Vjenës, Spanja fitoi 1-0, falë një goli të realizuar nga Fernando Torresi, nga një pozicion i vështirë.


DUELI I SULMIT




Sulmuesi i Gjermanisë, Miroslav Kloze (32 vjeç), 4 gola në këtë botëror, 14 në total. Kloze është shënuesi i dytë më i mirë në historinë e Gjermanisë, 52 gola në 100 ndeshje. I pari është Gerd Myler, 68 gola në 62 ndeshje.


Sulmuesi i Spanjës, David Vija (28 vjeç), 5 gola në këtë botëror, në total. Vija është shënuesi i dytë më i mirë në historinë e Spanjës, 43 gola në 63 ndeshje. I pari është Raul Gonzales, 44 gola në 102 ndeshje.


Gjermania

Trajner: Johakim Lëv

Kapiten: Filip Lahm

Lojtari kyç: Miroslav Kloze

Top-golashënuesit: Tomas Myler (4), Miroslav Kloze (4)

Pjesëmarrje: 17 herë

Kampion: 1954, 1974, 1990


Ndeshjet e Botërorit

Faza e grupeve

Gjermani-Australi 4-0

Gjermani-Serbi 0-1

Ganë-Gjermani 0-1


Një të tetat

Gjermani-Angli 4-1


Çerekfinale


Argjentinë-Gjermani 0-4




Spanja

Trajner: Vinsente Del Boske

Kapiten: Iker Kazijas

Lojtari kyç: David Vija

Top-golashënuesit: David Vija (5)

Pjesëmarrje: 17 herë

Gjysmëfinaliste: 1950


Ndeshjet e Botërorit


Faza e grupeve

Spanjë-Zvicër 0-1

Spanjë-Honduras 2-0

Kili-Spanjë 0-1


Një të tetat

Spanjë-Portugali 1-0


Çerekfinale

Spanjë-Paraguai 1-0



Lëv, me rendimentin më të mirë


Johakim Lëv është trajneri me bilancin më të mirë në historinë e Kombëtares gjermane, në treguesin e rendimentit të pikëve. Gjermania është drejtuar nga 10 trajnerë, duke filluar nga viti 1926 (Oto Nerc) e deri tani. Lëv ka një mesatare prej 2.26 pikësh: në 54 ndeshje ka arritur 38 fitore, 8 barazime dhe 8 humbje. Nëntë të tjerët: Oto Nerc 1.94 pikë; Sep Herberger, 1.85; Helmut Shën, 2.10, Jup Derval, 2.15, Franc Bekenbauer, 2.00; Berti Fogts, 2.18; Erih Rebek, 1.50; Rudi Fëler, 1.50 dhe Jurgen Klinsman, 2.00.


TRAJNERËT GJERMANË


Kampionë i Botës


Sep Herberger

Kampion bote në vitin 1954


Hëlmut Shën

Kammpion bote në vitin 1974


Franc Bekenbauer

Kampion bote në vitin 1990




Kampion i Europës


Hëlmut Shën

Kampion i Europës në vitin 1972


Jup Derval

Kampion i Europës në vitin 1980


Berti Fogts

Kampion i Europës në vitin 1996




TRAJNERËT SPANJOLLË


Zhoze Vilalonga

Kampion i Europës në vitin 1964


Luis Aragones

Kampion i Europës në vitin 2008



Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Marte, 06 Korrik 2010








Shto dhe ti komentin tend



Emri dhe e-maili