Një person i paidentifikuar në Gjermaninë jugperëndimore ka hedhur në qendrën e azilkërkuesve një mjet eksploziv që ka dështuar të eksplodojë, ka njoftuar policia gjermane.
Incidenti ndodhi gjatë natës në Villingen-Schwenningen, derisa policia është vënë në kërkim të të dyshuarve.
Zëdhënësi regjional i Policisë, Tomas Kalmbah tha se ishte fat që mjeti nuk eksplodoi dhe askush nuk u lëndua.
Sipas tij, mjeti eksplodues ishte hedhur në qendrën rreth orës 1.15 të mëngjesit, ndërsa qytetarët që kishin vërejtur mjetin kishin njoftuar policinë menjëherë. /Kp