Shkalla e papunësisë në tetor në Gjermani befas ka shënuar rënie nga 8 në 7,7 për qind.

Agjencia Federale për Punë në Gjermani ka bërë të ditur se gjatë tetorit të pa punë ishin 3.2 milionë njerëz, që për 118 mijë është më ulët se në shtator.

Agjencia ka vënë në pah se rënia e shkallës së papunësisë është pasojë e mëkëmbjes së ekonomisë gjermane.