Ka shënuar golin e parë me fanellën e FSV Frankfurt, Jurgen Gjasula në fitoren 3-2 ndaj Mynih 1860. Futbollisti shqiptar me pasaportë gjermane kaloi këtë verë tek kjo skuadër duke zënë një vend stabël në formacionin bazë. Gjasula hapi serinë e golave për Frankfurtin në minutën e 18-të. Në minutën e 87, për të mbrojtur rezultatin trajneri e zëvendësoi Gjasulën me Bakari Diakite. Ndërkohë në Bundesligën e Parë Mainzi i Jahmir Hykës fitoi ndaj Frajburgut 3-0 por mesfushori shqiptar nuk luajti për asnjë minutë. Ai ishte i grumbulluar me skuadrën por qëndroi në stol përgjatë gjithë ndeshjes.