Punimet në varrezën masive në Rudnicë të Rashkës janë ndërprerë për shkak që serbët thonë se nuk ka fonde të mjaftueshme, ka deklaruar Prenk Gjetaj, kryesues i Komisionit Qeveritar për Persona të Pagjetur, në një konferencë për media të premten.




Sipas tij, pala serbe ka kërkuar mjete shtesë për ta vlerësuar në mënyrë profesionale një varrezë masive, siç është ajo e Rudnicës.

AdPlatformZone = {id: "549fcab82",format: "410x0"};


Shpresa e grupit punues nga pala serbe, sipas tij, është që t’u dalë në ndihmë ndonjë ambasadë, ndërsa është përmendur ajo e Zvicrës si donatore e mundshme.




Gjetaj ka thënë se pala serbe po bën një krim duke u munduar të përfitojë nga kjo fatkeqësi.




“Është befasi e madhe dhe me keqardhje e kemi pritur këtë lajm e në veçanti familjarët, sepse ata me padurim presin informacione për të ditur për fatin e më të dashurve të tyre dhe tani të gjithë janë bërë sy e veshë për t’u informuar, e derisa ata presin rezultate, pala serbe në mënyrë të njëanshme i ndërpret punimet dhe vazhdon të bëjë krim për të përfituar donacione ose për të shfrytëzuar mundësinë e përfitimeve me këto fatkeqësi që ka goditur këta familjarë por edhe ne të gjithë”, theksoi Gjetaj./Koha.net/.