Kryetari i Komisionit Qeveritar për të Pagjeturit, Prenkë Gjetaj bëri të ditur se gërmimet në varrezën masive në Rudnicë të Rashkës, me mbi 250 trupa të shqiptarëve të vrarë në vitin 1999, pritet të rinisin kah fundi i marsit të këtij viti.



Gjetaj tha në RTK se “më 14 mars do të mbahet takimi i ekspertëve të cilët do të bisedojnë për hapat e mëtutjeshëm në varrezën e Rudnicës dhe ne do të jemi pjesë në atë takim.



Do të përpiqemi që edhe përmes faktorit ndërkombëtar të bëjmë presion në mënyrë që punimet mos të pengohen”, tha Gjetaj. /Indeksonline/