SHBA-Gjigandët e teknologjisë, duke përfshirë Google, Facebook dhe Apple, i kanë dërguar një letër Kongresit Amerikan duke kërkuar reformimin e programeve të mbikëqyrjes të NSA-së.
Letra, e dërguar të enjten për anëtarët e lartë të Komisionit Juridik të Senatit, në mënyrë implicite miraton një projektligj të veçantë, Dekretin për Lirinë e SHBA-së, i cili do t’i japë fund programit të NSA-së.
Kompanitë e teknologjisë janë duke kërkuar leje për të qenë më transparent ndaj përdoruesve, por këtë herë, ata janë duke marrë një hap tjetër.
“Kompanitë tona besojnë se praktikat e mbikëqyrjes shtetërore duhet të reformohen që të përfshijë përmirësime substanciale të mbrojtjes së privatësisë dhe mbikëqyrje të përshtatshme dhe mekanizma të llogaridhënies për ato programe,” shkruhej në letër.
Kompanitë, të cilat përfshijnë edhe AOL, Microsoft dhe Yahoo, “duartrokasin ” sponsorët e Dekretit për Lirinë e SHBA-së, të cilat do të reformojnë Aktin Patriotik dhe kompetencat e mbikëqyrjes së NSA-së.
Projektligji dypartiak, prezantuar nga senatori Patrick Leahy dhe Jim Sensenbrenner, autori kryesor i Aktit Patriotik, u prezantua të hënën dhe është lavdëruar nga grupet e lirisë civile.
(a.n/Krokodili/BalkanWeb)