TIRANE- Është shtyrë seanca e dytë ndaj kryetarit të gjykatës së Vlorës i cili akuzohet për falsifikim dokumentesh dhe shpërdorim detyre.

Kjo pasi në këtë seancë nuk është paraqitur Gentjan Sherifaj dhe avokati i tij, ndaj është vendosur që seanca e radhës të zhvillohet me datë 20 dhjetor, ora 11:30.

Kreu i bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika i cili ka qenë i pranishëm në këtë seancë, pas vendimit për shtyrje të tij e ka quajtur absurde kërkesën e prokurorëve për transferimin e dosjes. “Unë jam gati të përballem me çdo gjykatë, madje edhe në Strasburg, - ka deklaruar kreu i bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika. – Siç e shikoni unë jam korrekt me ligjin, kjo është seanca e dytë që paraqitem, por unë e konsideroj absurde kërkesën e prokurorëve për transferimin e dosjes. Dua të theksoj se edhe nëse transferohet dosja për mua nuk është problem, por prokuroria ka një vit që po heton për këtë çështje dhe nuk ka pasur asnjë presion”, - ka qenë kjo deklarata e Shpëtim Gjikës, pas vendimit të shtyrjes së seancës gjyqësore.

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)