Kryetari i Partise Social Demokrate, Skender Gjinushi, ka akuzuar liderin e LSI-se, Ilir Meta, se eshte bashkuar me Berishen dhe nuk ka bere gje tjeter, pervecse ka share te majten dhe liderin e saj, me qellimin e vetem qe e majta te mos i fitoje zgjedhjet e 28 qershorit. "Por loja e Metes me Berishen, tashme ka deshtuar", tha Gjinushi. Akuzat e ashpra u bene nga qyteti i Beratit ku lideri i PSD, mori pjese ne konferencen e deges se ketij rrethi. E.A