Gjirokastër- Një zjarr i fuqishëm ka djegur plotësisht një punishte druri, në komunën e Dropullit të sipërm, në Gjirokastër.

Zjarri ka rënë në një moment kur punonjësit ende nuk ishin larguar nga fabrika, por fatmirësisht ato janë evakuar në kohë dhe asnjë prej tyre nuk ka marrë plagë nga flakët.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Grapsh, vetëm 50 metra larg rrugës nacionale Gjirokastër- Kakavijë, kur një fabrikë druri, në pronësi të shtetasit Kristofor Xhamo është përfshirë nga flakët.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat kanë punuar për gati një orë, por materialet prej druri dhe mobiljet kanë favorizuar përhapjen e flakëve, të cilat kanë shkrumbuar tërësisht godinën.

Dyshohet se shkak për rënien e zjarrit është bërë një shkëndijë elektrike, por ndërkohë po vijiojnë hetimet për zbardhjen e zyrtare të shkakut.

/IDEA/