Sopranoja Ermonela Jaho ndodhet në Londër, për të ngjitur në skenën e Royal Opera House rolin e Manon. Në një intervistë për Shqip ajo tregon për herë të parë zhgënjimet dhe historinë e saj të dashurisë…Rruga drejt suksesit dhe xhelozitë që ka gjetur në Shqipëri… 


548630_4452168817310_794057433_n

560145_681556841877252_1590497670_n

580315_4542188347742_385326624_n

ErmonelaJahoFoto1

Ermonela-Jaho-La-Traviata

Ermonela-Jaho-Purple-Portrait


Ermonela Jaho hap sezonin e ri për vitin 2014 në Royal Opera House në Londër. Ajo interpreton rolin e Manon, të Jules Massenet, një nga rolet më të mira në operën botërore. Ajo është ngjitur në skenën prestigjioze të teatrit londinez, në Covent Garden, dje në mbrëmje, dhe do të vijojë të interpretojë në datat 17, 21, 24 dhe 28 janar. Ermonela Jaho është një zë i fuqishëm shqiptar dhe i nderuar që vijon të shkëlqejë në skenat më të mira të botës. Më tej, ajo do të interpretojë në skena dhe vende të tjera si Bruksel, Nju Jork, Metropolitan, Berlin etj. Në këtë intervistë, ajo na rrëfen në konfidencë çelësin e suksesit të saj, rrugën drejt muzikës, dashurinë dhe planet e afërta për një koncert në Teatrin e Operës dhe Baletit…


Cilat janë angazhimet tuaja të momentit?


Në këtë moment, jam duke u përgatitur për produksionin e operës të Jules Massenet, një opera franceze ku bëj rolin e Manon në teatrin prestigjioz Royal Opera House, të cilën e ndiej si shtëpinë time, sepse kthehem gjithmonë për të interpretuar. Nganjëherë do ta konsideroja si një termometër, sepse fakti që kthehem vazhdimisht do të thotë se ende nuk jam plakur. Në muajin janar kam pesë shfaqje të Massenet në Opera House të njëjtin produksion që unë e kam bërë dhe në muajin e kaluar në La Scala, më pas do të jem në Paris me një koncert tjetër, më pas në Bruksel, në Nju Jork, Metropolitan, Berlin, Hamburg, përsëri do të vij në Londër në muajin qershor-korrik me operën Bohem etj., etj. Është një jetë gjithmonë në lëvizje.


Si ia dilni mbanë? Nga vjen e gjithë kjo energji?


E dua shumë të kënduarit. Ju tregoj në konfidencë. Unë kam qenë si fëmijë tepër i mbyllur. Emocionohesha vetëm me një të parë, imagjinoje të dalësh para skenës dhe në mënyrë instiktive, automatike, kur këndoja fshehurazi para pasqyrës ndihesha e lirë, e lumtur dhe prindërit e mi të mrekullueshëm kur më panë që po këndoja më regjistruan në Pallatin e Pionierëve. Kam qenë 5-6 vjeçe. Kjo ishte një lloj terapie, mund të them, megjithëse duket si një lloj kontrosens, sepse në momentin që ti je kaq e turpshme, është e vështirë të dalësh para mijëra spektatorëve sepse nuk arrin të mbash emocionin. Mua muzika, këndimi, më ka liruar shpirtin. Është një liri shpirtërore të cilën kur e njeh, kur e kupton që e ke tek vetja, nuk e braktis dot dhe kjo më ka udhëhequr deri tani. Ndonjëherë lodhem ngaqë iki nga një vend në një tjetër dhe them më mirë po e lë, mjaft këndova por në momentin që rri një ditë ose dy ditë pa kënduar, ose nuk jam në skenë, më mungon diçka, kam një lloj ankthi, më mungon tamam ajo liria shpirtërore për të cilin fola. Muzika mua më çliron shpirtin.


Si u gjendët në rrymën e muzikës klasike?


Kur fillova në Pallatin e Pionierëve doja të isha si Parashqevi Simaku, Nertila Koka dhe më thoshin se i ngjaja Parashqevisë dhe me pëlqente, se doja të isha në qendër të vëmendjes, të isha e bukur si ajo. E doja për muzikën e lehtë, sepse të jem e sinqertë në atë kohë nuk e kishim atë kulturë dhe njohuri për muzikën operistike, të paktën po flas për familjen time, familje ushtarakësh. Ngaqë doja të vazhdoja shkollë muzike, kam bërë 8-vjeçare dhe më pas liceun, për të cilin në atë kohë duhej të bëje një konkurs nga pjesët që duhej të çoje në konkurs, ishin dhe dy arie nga opera. Në fakt, kur kam dëgjuar për herë të parë muzikë klasike në televizion, kam thënë: Po këta ulërasin? Unë dua të jem si Parashqevi Simaku. Por gjithsesi bëra ato ushtrimet e para, mësova pjesën që duhej të interpretoja dhe për herë të parë kam shkuar në Teatrin e Operës dhe Baletit kur kam qenë 14 vjeçe. Në atë kohë i thashë vëllait të madh, më ço se dua të shoh drejtpërdrejt për çfarë bëhet fjalë. Ka qenë Traviata. Nuk kuptoja shumë, sepse nuk e njihja, por ju betohem se ashtu siç është ajo dashuria me shikimin e parë, e tillë ishte dhe dashuria për tu bërë këngëtare lirike me dëgjimin e parë. Pasi kam dëgjuar Traviatën, kam marrë frymë lirshëm, kam qarë në fund dhe pse nuk e dija përse bëhej fjalë. Muzika më udhëhoqi dhe i thashë tim vëllai se nuk do të vdes pa e kënduar një herë Traviatën. Unë do të bëhem këngëtare operistike dhe aty filloi rruga ime drejt muzikës klasike. Është diçka aq e thellë, edhe pse ne na duket në momentin e parë se kush po ulëret, por është një lloj muzike e tillë që kur i hyn në brendësi, është aq filozofike, aq e ndjerë. Janë ato ndjenjat humane të idealizuara, ndjenjat universale nga kompozitorë të jashtëzakonshëm që kanë arritur dhe e kanë përshkruar aq bukur, prandaj dhe ne pas qindra vjetësh shkojmë në opera, sepse kanë thënë diçka të vërtete, diçka të sinqertë. Kur fillova të merrja njohuritë e para për muzikë operistike ndihesha si në shtëpi. Edhe sot e kësaj dite kam një lloj katarsis dhe shoh këtë ëndrrën e Ermonelës që jo vetëm këndova Traviatën, dhe po e këndoj akoma, çka do të thotë se ëndrra u realizua, por është prapë një ëndërr që ti e sheh që realizohet bashkë me mua. Traviatën, e kam kënduar për herë të parë kur kam qenë 17 vjeç, tani jam 39, nuk e fsheh moshën dhe sa herë e këndoj është një ëndërr që e shoh të rritet bashkë me mua…


A vazhdon të mbetet Traviata e preferuara juaj, meqë ishte ajo e cila ju futi në botën e muzikës klasike?


Të jem e sinqertë po. Me kalimin e kohës e kam kuptuar se të gjitha operat dramatike e kanë atë forcën shpirtërore, sakrificën që e kanë femrat shqiptare. Unë kam parë nënën time, gjyshet tona dhe sakrificën që bëjnë gratë shqiptare. Këtë e kam vënë re kur isha e vogël. Atëherë nuk e kuptoja sepse isha fëmijë, por në njëfarë mënyre, fëmija është si një lloj sfungjeri që thith shumë, dhe atë eksperiencë, atë lloj mbylljeje në vetvete në fëmijëri, e kam kthyer në një lloj arkivi dhe të gjithën e kam marrë në të mirë dhe në të keq duke e përdorur në skenë.


Cili është