25-09-2010 / Gazeta 55

Deputeti Fatbardh Kadilli denoncon aferat korruptive te kryebashkiakut te Tiranes


Partia Demokratike ka vijuar edhe gjate dites se djeshme akuzat ndaj kryetarit te bashkise Tirane Edi Rama per perfshirje te tij ne skemat mafioze qe operojne ne sektorin e ndertimit ne kryeqytet. Deputeti i PD-se Fatbardh Kadilli deklaroi gjate nje konference per shtyp se prerja e gjobes prej 20 per qind per cdo leje ndertimi eshte denoncuar mediatikisht nga ndertuesit prej disa kohesh ndersa denoncoi se dje eshte bere denoncimi edhe nga investitore te tjere te cilet kane rene pre e aferave te korrupsionit Edvinist. Sot denoncimi eshte bere ne prokurori edhe nga investitore te tjere te cilet u detyruan nga Rama te kalonin 20 per qind te aksioneve te tyre ne emer te Leprit te tij. Prej dy muaj shqiptaret kane pare dhe lexuar kontraten ku eshte materializuar skema mafioze. Prej dy muajsh media ka botuar kontraten e liqenit ku 20 per qindeshi eshte me emrin e Dritan Avllaj i njohur si partneri i kryetarit te bllokmeneve te rinj. Prej dy muajsh media ka publikuar projektin e kullave 35-kateshe me firmen e Edvin Kristaq Rames ne kembim te 20 per qind te aksioneve ne emrin e leprit te tij. Vetem ky 20 per qindesh ne kembim te firmes se Rames peshon 100 milion euro u shpreh Kadilli. Sipas tij prej dy muajsh Edvin Kristaq Rama i njohur si kryestrumbullari i korrupsionit ne Shqiperi e Ballkan fshihet si frikacak here ne kutine e leprit dhe here pas fustaneve te grave. I bejme me dije Edi Rames se kullat 35-kateshe nuk mund te hyjne ne thes. Ndersa skema mafioze eshte fataliteti i tij deklaroi me tej deputeti demokrat.

...