Një drejtues automjeti është gjobitur nga punonjësit e policisë rrugore të Tiranës pasi shkeli semaforin duke drejtuar automjetin pa vendosur rripin e sigurimit, gjithashtu duke përdorur edhe telefonin Drejtuesi i mjetit dërgohet në OASH nga punonjesi i Policisë Rrugore.


Në video dëgjohet se shoferi nuk ka pranuar të firmosë gjobën.


Dialogu mes polices dhe shoferit


Policja: Si jeni mirë?


Shoferi: Mirë


Policja: Ne Jemi Policia Rrugor. Arsyeja e ndalimit është shekleje e semaforit, mosvendosja e rripit të sigurimit dhe përdorimi i aparatit të celularit


Shefori: Po


Policja: Për arsye sigurie komunikimi midis neshh regjistrohet. Më paraqit pak dokumentat të lutem. Kontrollin teknik, siguracionin dhe Lejen tuaj të Drejtimit. Do merrni masë administrative për semaforin, rripin dhe telefonin.


Policja: Drejtuesi i mjetit qarkullon pa rrip sigurimi duke përdorur aparatin cellular dhe vazhdon lëvizjen ndonëse semafori nuk e lejon. Do firmosni apo do refuzoni? Shkruani këtu poshtë.


Shoferi: Shkruaje vetë


Policja: Është e drejta juaj


Shoferi: Nuk firmos gjë


Policja: Dakord


Shoferi: Si është tani kjo, është për komision?


Policja: Po brenda 10 ditësh do paraqitesh te Komisariati i Policisë Rrugore për të marrë vendimin e Komisionit


Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter