Leonard Bakillari
TIRANE - Edhe dje Prokuroria per Krime te Renda nuk mundi te lexoje kerkesen per gjykim ndaj 17 anetareve te "Bandes se Durresit", mbi te cilet rendojne nje sere akuzash te renda. Shkak per shtyrjen e radhes u be serish mungesa e avokateve mbrojtes te te pandehurve, duke shenuar keshtu nje rekord seancash te shtyra per njeren nga organizatat kriminale me te medha te vendit. Ne kerkesen per gjykim te formuluar nga tre prokuroret e ceshtjes, qe sipas gjasave do te duhet nje kohe e gjate per t'u parashtruar para gjykates, vec akuzave te renda qe nisin nga "krijimi i organizates kriminale" e deri ne "vrasje me paramendim ne bashkepunim", prokuroria pritet te sjelle nje fakt te pakundershtueshem, qe i atribuohet pjeses se bandes te kryesuar nga Endrit Dokle. Prova e cilesuar teper bindese ka te beje me vrasjen e Avni Gashit, nje prej ish-anetareve te bandes, i cilesuar nga Dokle si personi qe tradhtoi ish-liderin e grupit, Klodian Saliun, te kundershtari i tij i perbetuar, Lulzim Berisha. Ngjarja ne fjale qe mban daten 12 maj te vitit 2005, eshte sjelle ne vemendjen e hetuesve nga i penduari i bandes, Adriatik Coli. Sipas deshmise se Colit dhene para hetuesve, pasi fitoi statusin e bashkepunetorit te drejtesise, thuhet se Avni Gashi eshte ekzekutuar me gjakftohtesi nga Sardian Sulejmani ne banesen qe banda kishte me qira prane kryqezimit te "21 Dhjetorit" ne kryeqytet. Me pas, trupi i pajete i Gashit, i cili eshte qelluar me nje plumb ne koke (akuzuar nga anetaret e bandes si personi qe tradhtoi Klodian Saliun, i cili u vra ne nje atentat ne autostraden Tirane-Durres me 26 shkurt te vitit 2005), eshte futur ne automjetin e Endrit Dokles dhe eshte hedhur prane nje lavazhi ne rrugen nacionale Tirane-Durres (rruga e vjeter). Kjo deshmi nxiti prokuroret te bejne verifikimet perkatese ne vendet permendura nga i penduar, duke nxjerre dhe proven e pakundershtueshme. Nga vezhgimi i vendit ku dyshohet te jete vrare Avni Gashi, grupi hetimor arriti te siguroje kampione gjaku, te cilat jane gjendur ne konturet e pllakave te dyshemese. Keto kampione, se bashku me ato te gjetura ne prane lavazhit ku ndodhej trupi i pajete i Avni Gashit i jane nenshtruar ekspertizes dhe analizave te shumta. Sipas burimeve nga grupi hetimor, rezulton se analizat nxoren si rezultat perfundimtar, se gjaku i gjendur ne pllakat e baneses ku dyshohet te jete bere ekzekutimi, eshte i njejte me gjakun e gjendur ne vendin ku ndodhej trupi i pajete i Gashit. Ne baze te ketij perfundimi shkencor, grupi hetimor i ceshtjes arriti te provoje se Avni Gashi eshte ekzekutuar ne banesen e bandes, prane "21 Dhjetorit" dhe trupi i tij eshte zhvendosur dhe hedhur prane nje lavazhi. Per kete ngjarje Prokuroria per Krime te Renda ka akuzuar Endrit Doklen, Sardian Sulejmanin, Kujtim Bunen dhe te penduarin Dritan Coli, mbi te cilet eshte ngritur akuza e "vrasjes me paramendim ne bashkepunim".