Gjykata e Lartë ka shpallur të pafajshëm Ilir Metën. Vendimi sapo është dhënë dhe është pritur me brohorima në selinë e LSI-së, si Ilir Meta është e vërteta etj.
Vendimi i sotëm i gjykatës bën që të pushohet çdo akuzë ndaj Metës.
Sipas vendimit të gjykatës, fajësia e Metës nuk është e provuar. Pas vendimit të gjykatës, përfaqësuesi i Metës, Spartak Braho është shprehur se duhet respektuar vendimi i gjykatës. Sipas tij, nga ky vendim dikush do të qajë dhe dikush do të qeshë.