Tirane - Pese prej te pandehurve te "Bandes se Durresit" kerkojne vecimin e ceshtjes ne Gjykaten e Krimeve te Renda. Ne seancen e djeshme ne ngarkim te 17 anetareve te dy grupeve rivale, pese nga avokatet mbrojtes kane kerkuar gjykim te mevetesishem, me qellim perjashtimin e klienteve nga dosja ne grup. Togat e zeza, te kryesuara nga gjyqtari Gurali Brahmillari, jane terhequr 30 minuta per te marre vendimin ne lidhje me kerkesen e te pandehurve Sardian Sulejmani, Ervin Hoxhomani, Alban Neli, Spartak Kalthi dhe Altin Nikolla. Pas konsultimit ne dhomen e gjyqtareve, togat e zeza kane hedhur poshte kerkesen e mbrojtjes, pasi te pandehurit gjykohen si organizate kriminale dhe akuzohen per te njejtat vepra penale. Per kete shkak, gjykimi i tyre nuk mund te behet i mevetesishem. Nderkohe qe, gjate seances se djeshme, mungonte edhe Adriatik Coli, i penduari i bandes.
R.C