Drejtoresha e Marredhenieve me publikun Gjykaten Kushtetuese, Edlira Abazi, u shpreh dje se eshte i nevojshem, ndryshimi i menjehershem i Kushtetutes ose i ligjit per kete institucion, per te mos ndodhur qe rotacioni i gjyqtareve te shkele Kushtetuten. Ne nje prononcim per Gazeten "Koha Jone", Abazi theksoi se Parlamenti duhet te amendoje ose Kushtetuten ose ligjin sa me pare, per te mos lejuar qe te ndodhin ndryshime te tilla prej gjashte anetaresh te gjykates njeheresh, pasi shkelin hapur Kushtetuten e vendit. Ajo shpjegoi se ne nenin 125/3 te Kushtetutes, percaktohet qarte se: "Perberja e Gjykates Kushtetuese perterihet cdo tre vjet ne nje te treten e saj, sipas procedures se caktuar me ligj". Nderkohe qe me perfundimin e mandateve te fundit, rezulton se rotacioni i anetareve te gjykates do te kryhet jo nje here ne tre vite per disa prej tyre, por ne gjashte vite. Sipas Abazit, ne rastin aktual bazuar ne mandatet e anetareve te Gjykates, qe nje heresh u perfundon mandati tre anetareve qe duhet te zevendesohen dhe me pas po njeheresh u perfundon mandati gjashte prej tyre. "Rotacioni i anetareve te Gjykates Kushtetuese me 6 anetare, eshte jo kushtetues. Eshte detyre e legjislativit qe te gjeje nje mundesi ligjore per te rregulluar kete rast, te ndryshoje Kushtetuten ose ligjin", shprehet Abazi. Sipas saj, aktualisht me kete forme qe eshte tani, do te kete nje riperteritje te gjykates nje here ne tre vjet dhe nje here ne gjashte, dhe kjo nuk eshte aspak normale, kur Kushtetuta e percakton qarte se riperteritja behet cdo tre vite. Ndaj sipas Abazit, nderhyrja nga Parlamenti duhet te jete e menjehershme per kete ceshtje. Nga ana tjeter, ajo theksoi se per te realizuar nje ndryshim te tille, qofte ne ligj, qofte ne Kushtetute, nevojitet nje shumice e cilesuar votash, e perkthyer ndryshe 84 vota te deputeteve ne Kuvend. Ajo theksoi edhe njehere se legjislativi, duhet te gjeje nje mundesi ligjore per te rregulluar mos perputhjen ligjore me ate faktike. Keto mos perputhje kane ardhur pasi tre prej anetareve te Gjykates Kushtetuese Fehmi Abdiu, Kujtim Puto dhe Sokol Sadushi kane pasur sipas dispozitave kushtetuese nje mandat 12 vjecar. Nderkohe qe me Kushtetute percaktohet mandati i anetareve te tjere prej nente vitesh. R. Rapushi