Të tjera rreth shkrimit Historiku i përplasjeve Cali-Prenga VIDEO TIRANE - Shfrytëzimi i Lagunës së Patokut për peshkim i rikthehet firmës së familjes Cali. Ka qenë ky vendimi i Gjykatës Administrative e cila shpalli të paligjshëm tenderin e Ministrisë së Buqjësisë, ku në mars të këtij viti ja kaloi Lagunën kompanisë Tenki 01 në pronësi të familjes së deputetit Armando Prenga, tashmë ky i arrestuar pas përplasjes 2 javë më parë fizikisht me Calët qe shenoi edhe te plagosur. ... Gjykata Administrative pranon kerkesen e familjes Cali, duke i rikthyer keshtu te drejten per shfrytezim te peshkimit ne Lagunen e Patokut e cila nje muaj me pare u be shkak per nje perleshje me familjen e deputetit Armando Prenga qe ja kishte marre kete te drejte permes nje tenderi. Pas 5 seancave gjykatësi Avdi Sejdi ka vendosur të shfuqizoje tenderin e Ministrisë së Bujqësisë e cila në mars të këtij viti ja kaloi lagunën firmës Tenki 01, firmë kjo në pronësi të Eduard Prengës vëllait të deputetit Armando Prenga. Perfaqesuesit e familjes Cali ne gjyq Dy javë më parë familja Cali e Prenga u përleshën midis tyre për të drejtën e shfrytëzimit të kësaj lagunë, ku për pasojë u plagosën 4 persona ndërsa në pranga ra dhe deputeti Armando Prenga i cili tashmë është përjashtuar nga grupi parlamentar socialist. Por si lindi konflikti për Lagunën? Familja Cali e shfrytëzon Lagunën prej më shumë se 10 vitesh me një leje të marrë në vitin 2005, ndërsa në tenderin e marsit të këtij viti Ministria e Bujqësisë ja kaloi firmës Tenki 01. E pikërisht ky tender sipas gjykatësit Sejdi është kryer në shkelje ligjore pasi ministria ka klasifikuar fitues kompaninë e vëllait të deputetit dhe pse kjo kompani nuk kishte eksperiencë me peshkimin. Një tjetër shkelje e bërë nga Ministria teksa ka skualifikuar firmën Cali është dhe kërkesa për drejtues teknik, gjë të cilën sipas buletinit, -tha gjykatësi, - ministria nuk e ka patur kërkesë në tender por e ka shtuar pasi janë dorëzuar dokumentet. Ky vendim për peshkatarët e lagunës ishte drejtësia që ata kërkonin. Ndërsa juristja e ministrisë nuk preferoi të komentojë humbjen e procesit gjyqësorë, por jashtë kamerave u shpreh se do të apeloj këtë vendim dhe deri në një vendim përfundimtar Laguna sipas saj mund të përdoret nga Calët. Juristja e Ministrise se Bujqesise ne gjyq Sipas Gjykates, Ministria e Bujqesise nuk i ka marre parasysh dokumentet e familjes Cali gjate procesit te tenderimit, ashtu sikuse nuk ka marre parasysh edhe investimet nga Cali. sh.p.k. "Ministria e Bujqësisë s'ka zbatuar korrekt ligjin gjatë tenderit. Cali sh.p.k ka të shënuar edhe eksperiencën për peshkim", - thuhet ne vendim. Redaksia Online (Gre.M/Shqiptarja.com) 19 Ndiqni Shqiptarja.com në Facebook dhe në Twitter TAG: arrestohet armando prenga cali gjykata administrative armando prenga laguna e patokut sherr per lagunen