KOPENHAGEN- Gjysmëfinalja e parë e Festivalit Europian do të hapë siparin sot në orën 21:00, drejtpërdrejtë nga Kopenhageni, Danimarka. 

Hersi Matmuja  përfaqësuesja shqiptare në "Eurovizion" do të ngjitet sonte e 6 në skenë, në gjysmëfinalen e parë të Kopenhagenit. Këngëtarja do të prezantohet me këngën “One Night’s Anger”, një kompozim i Genti Lakos.

Të gjithë shqiptarët që jetojnë në vendet që marrin pjesë në Eurovision do të kenë mundësi të votojnë, për të bërë të mundur që vendi ynë të kalojë në finale të Festivalit. Në të gjitha provat e saj përfaqësuesja shqiptare ka marrë mjaft vlerësime për performancën vokale. Ajo është shprehur se Shqipëria këtë vit ka zgjedhur të mos ketë një performancë skenike (balerinë), pasi performanca e saj do të jetë kënga.


Konkurentët
Armeni: Not Alone, këndon Aram MP3
Letoni: Cake To Bake, këndon Aarzemnieki
Estoni: Amazing, këndon Tanja
Suedi: Undo sung, këndon Nielsen
Islandë: No Prejudice, këndon Pollapönk
Shqipëri : One Night’s Anger, këndon Hersi
Rusi: Shine, këndon Tolmachevy Sisters
Azerbajxhan: Start A Fire, këndon Dilara Kazimova
Ukraine: Tick-Tock, këndon Mariya Yaremchuk
Belgjike: Mother, këndon Axel Hirsoux
Moldavi: Wild Soul, këndon Cristina Scarlat
San Marino: Maybe (Forse), këndon Valentina Monetta
Portugali: Quero Ser Tua, këndon Suzy
Hollandë: Calm After The Storm, këndon The Common Linnets
Mali i Zi: Moj Svijet, këndon Sergej Æetkoviæ
Hungary: Running, këndon András Kállay-Saunders 

(a.n/BalkanWeb)