10339674_339503772841518_775015364426057753_n18-vjeçari Marsel Qeleshi është i njohur për drejtësinë shqiptare, pavarësisht se është ende në moshë të re. Qeleshi u arrestua së fundmi nga policia, si autori që qëlloi me gurë autobusin e Kombëtares serbe, e cila mbërriti të mërkurën në vendin tonë, për përballjen me Kombëtaren shqiptare.

Prokuroria e Tiranës kërkoi sot arrest me burg për Marsel Qeleshin. Mbi të rëndojnë akuzat për shkatërrim prone, prishje të qetësisë publike, kryerje e veprimeve të dhunshme ndaj personave të mbrojtur ndërkombëtarisht.

11054502_425409447584283_5779073962655928982_nQeleshi u arrestua nga forcat e Komisariatit nr.3 në kryeqytet ditën e ndeshjes mes Shqipërisë dhe Serbisë. Fillimisht për të u raportua se ishte minoren dhe vetëm 14 vjeç, por sipas Prokurorisë ai është 18 vjeç, ditëlindja 1997.

Incidenti me autobusin e kombëtares serbe shkaktoi reagimin e ashpër të Federatës Serbe të Futbollit, e cila kërcënoi me bojkot të ndeshjes, në rast se ngjarje të tilla do të përsëriten. Ndërkaq MPJ-ja e Serbisë i dërgoi një notë proteste ambasadorit tonë në Beograd, Ilir Boçka dhe kur ai nuk e pranoi, vetë kryeministri serb Aleksandër Vuçiç vendosi të mos e njohë Boçkën si ambasador për 6 muaj.

Kush është adoleshenti Qeleshia

11899987_464794730312421_7689093649382978803_nSipas disa burimeve, Marsel Qeleshi kërkohej prej disa kohësh nga Policia e Tiranës. 18-vjeçari ishte denoncuar më herë nga Shtëpia e Fëmijës "Zyber Hallulli" Tiranë, në Policinë e Tiranës, një ish-fëmijë jetim i rritur në ambientet e këtij institucioni.

Denoncimi lidhet me shqetësimin që adoleshenti i ka bërë herë pas here fëmijëve që ndodhen në këtë institucion. Ndërkohë që në profilin e tij në "Facebook", ai shfaqet duke mbajtur armë zjarri.

10997_417628798362348_1893413274911949066_n/Shekulli Online/