Ish-kryetari i Partise Republikane dhe nje nder hartuesit e Kushtetutes se Republikes se Shqiperise, Sabri Godo ka deklaruar se ligji themelor i shtetit eshte shkelur ne dy pika themelore te tij.

Sipas tij, ne Kushtetute eshte abuzuar me ceshtjen e prones dhe Komisionin Qendror te Zgjedhjeve.

“Kushtetuta eshte shkelur ne dy nga problemet kryesore qe ajo trajton, ceshtjen e prones dhe KQZ-ne”, eshte shprehur Godo.

“Prone private ligjore Kushtetuta njeh vetem ate prone qe eshte trasheguar, ajo qe eshte blere apo ajo qe eshte dhuruar. Per te mos e lene kete vetem ne forme te shkruar eshte theksuar ne fund te ligjit qe shteti te pergatise nje pakete ligjore per pronen, por me kete s’eshte marre asnje veprim. Ky eshte dhunimi me i madh qe i eshte bere Kushtetutes”, shpjegoi Godo.

Per ish-kreun e PR-se, KQZ-ja ne Kushtetute eshte parashikuar si nje organ i depolitizuar, nderkohe qe sipas tij, ka ndodhur e kunderta.

“Duhet te ishte nje komision i depolitizuar, por u politizua dhe kjo eshte shtremberimi i dyte i madh i Kushtetutes”, theksoi Godo.