Politikani Sabri Godo eshte ndare nga kjo jete me dy pengje te medha per te cilat luftoi ne keto 20 vite demokraci por nuk ia arriti ti shihte te forta solide dhe te zgjidhura Prona dhe Kushtetuta. Dhe iku nga kjo jete po ashtu me nje tjeter koicidence pikerisht pak dite pas pervjetorit te 13-te te Kushtetutes. Me kujtohet fare mire ajo periudhe e vitit 1998 ndersa ndiqnim ato seancat maratone te komisionit ad-hoc qe u ngrit per hartimin e Kushtetutes ku Godo pranoi propozimin e maxhorances ne ate kohe per te qene bashkekryetar i saj. Ecejaket ne sallat e Pallatit te Kongreseve aty ku sot eshte vendosur KQZ mbledhjet e lodhshme dhe te tejzgjatura me detaje teknike qe edhe ne gazetaret nuk i kuptonim plaku i urte Godo na i sqaronte pa hezitim interviste pas interviste pa u lodhur me asnjerin prej nesh. Ishte koha kur opozita PD e anatemonte pa fre ne media me ane te shkrimeve dhe artikujve me emer dhe pa emer si njeriun qe po i jepte Nanos pasaporten e kuqe. Kolegu Krasniqi ne nje analize te dy diteve me pare permendte faktin qe personazhe te rendesishem te jetes politike e publike anatemohen sa jane gjalle e gezojne respekt pas vdekjes. Sot te gjithe te majte e te djathte ne mesazhet e ngushellimit qe japin per politikanin
Sabri Godo kujtojne kontributin e tij shume te vyer ne dokumentin themeltar te shtetit ate dokument qe e nderrojne sa here kane qejf e deshire dhe e shkelin me te dyja kembet si te ishte vertet nje pasaporte
e kuqe e Nanos. Ceshtja tjeter qe republikani Godo nuk e pa te perfunduar edhe pas 20 vitesh eshte ceshtja e pronave 20 vjet perpjekje rropatje kerkesa 20 vjet mes sherresh te panumerta edhe me Sali Berishen por edhe me kushtin qe i vuri Fatos Nanos dhe Skender Gjinushit se do te merrte pjese si bashkethemelues i hartimit te Kushtetutes vetem nese aty do te kishte nje nen specifik per ceshtjen e prones
i urti Sabri Godo u nda nga kjo jete pa e pare te zgjidhur kete ceshtje ne menyre perfundimtare por edhe pa lene pas nje politikan aq kembengules sa ai per te mbrojtur te drejtat e ish-pronareve. Sic shkruan nje koleg gazetar ne rrjetin social facebook per ndarjen nga jeta te politikanit Godo eshte e vertete se familja humbi njeriun e dashur por shoqeria humbi politikanin e urte ne gazetaret humbem sqaruesin e perhershem te palodhur ndersa shqiptaret humben njeriun qe i beri me Kushtetute.
Editoriali eshte botuar sot ne gazeten Shqiptarja.com