Avokat Altin Goxhaj, iniciatori i nje levizjeje te re qytetare me emrin "Zgjohu" akuzoi dje G99, si nje rast tipik qe tregon se si shoqeria civile shqiptare, eshte kthyer ne nje maske te Edi Rames. Levizja "Zgjohu" disa minuta perpara fillimit te Konventes se G99-es, denoncoi shkaterrimin e shoqerise civile dhe shkaktaret e saj.


"G99 eshte nje rast tipik, qe tregon se si shoqeria civile eshte kthyer ne nje maske te Edi Rames, se si organizatat Sorosiane prej 6-vjetesh, monopolizuan te gjitha fondet e shoqerise civile, duke shkretuar shoqerine civile reale duke perdorur keto fonde te donatoreve te huaj, si kontribute per shoqerine civile shqiptare, ne menyre qe sherbejne oligarkise se Rames", theksoi Altin Goxhaj gjate protestes se tij. Sipas tij, G99 eshte maska politike e "MJAFT" e cila gelltiti 5.4 milione euro te shoqerise civile, me qellim per t'i sherbyer padronit real. "Sot, Erion Veliaj duhet te bente transparente 5.4 milione eurot e "MJAFT"-it, duhet te bente transparente burimet financiare te G99", deklaroi Goxhaj ne fjalen e tij. Gjithashtu avokat Altin Goxhaj, denoncoi listen e Partise Socialiste dhe te G99 ,si listat qe diskredituan praktiken okulte te perdorimit te fondeve te shoqerise civile per qellime politike, praktike e paligjshme kjo, bazuar ne kontratat e donatorave te huaj me Shqiperine.