Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Adem Grabovci e ka demantuar lajmin për mbajtjen e mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, për caktimin e seancës së parë plenare për këtë vit, raporton Indeksonline.




Ai ka thënë për Indeksonline se deri më tani nuk ka informacion se nesër do të ketë mbledhje të Kryesisë.

AdPlatformZone = {id: "549fcab82",format: "410x0"};


“Unë nuk kam informacione të tilla, askush nuk më ka lajmëruar për mundësinë e mbajtjes së mbledhjes së kryesisë, gjatë të cilës do të caktohej seanca e re plenare, në të cilën do të zgjidhet presidenti i ri i Kosovës”, ka thënë Grabovci.




Kujtojmë se tri partitë opozitare kanë paralajmëruar se edhe në seancën e radhës do të pengojnë me çfarëdo mënyre zgjedhjen e presidentit të ri, duke penguar punën e legjislativit si në seancat e kaluara, ku hodhën gaz lotsjellës dhe ve. /Indeksonline/