Granit Xhaka është zyrtarisht një lojtar i Arsenal. Xhaka ka qenë sot i pranishëm në Londër ku ka firmosur kontratën e re.
Wenger arrin më në fund të transferojë në skuadër mesfushorin e shumë dëshiruar.
Xhaka, i shoqëruar në Londër nga familjarët e tij, ka kaluar me sukses testet mjekësore gjithashtu ka pozuar edhe me fanellën e Topçinjve.
Prezantimi zyrtar pritet të bëhet pak më vonë, sëbashku me detajet e marrëveshjes personale, teksa Borussia Moenchegladbach do të përfitojë nga ky transferim afro 30 milionë paund.