Prishtine, 12 Dhjetor 2010 NOA - Kompania
prestigjioze nderkombetare e specializuar per auditim dhe konzuelence biznesi
Grant Thornton, e cila ka bere auditimin e pasqyrave financiare te Aeroportit
Nderkombetare te Prishtines “Adem Jashari” per vitin 2009, ka dhene opinion
pozitiv per pasqyrat financiare te kompanise, gje e cila ndodh per here te pare
ne keto 10 vitet e fundi, pasi ne te gjitha auditimet e mehershme nuk eshte
dhene opinion fare.





Kjo paraqet nje te arritur te madhe per
kompanine e cila deri ne vitin 2008 akuzohej per leshime te medha teknike ne mbarevajtjen
financiare, kontrollin e pasurise, projektimin, implementimin dhe mbajtjen e
kontrollit te brendshem ne shpenzimin e parase, mbajtjen e pasqyrave financiare
ne programe lehtesisht te manipulushme si Excel etj.



“Ne kemi ndermarre auditimin tone ne perputhje
me standardet nderkombetare mbi auditimin. Keto standarde kerkojne qe t’iu
bindemi kerkesave etike dhe te planifikojme dhe kryejme auditimin per t’u
siguruar qe pasqyrat financiare jane te liruara nga paraqitje te gabuara
materiale. Procedurat e perzgjedhura varen nga vleresimi i auditorit, perfshire
vleresimin e rrezikut te paraqitjeve te gabuara materiale te pasqyrave
financiare, qofte per shkak mashtrimesh apo gabimesh.Ne besojme se deshmite e
marra nga auditimi jane te mjaftueshme dhe pershtatshme per t’i siguruar bazat
e nje mendimi te auditimit tone”, thuhet ne raportin e kompanise Grant Thorton,



Sipas Grant Thornton, pasqyrat financiare e
paraqesin gjendjen financiare te kompanise, deri me 31 Dhjetor 2009, ne menyre
te drejte ne te gjitha anet materiale, dhe performancen e saj financiare,
ndryshimet ne ekuitete dhe parane e saj te gatshme per vitin e perfunduar ne
perputhje me Standardet Nderkombetare te Raportimit Financiar.



Nga ana tjeter, Drejtori Menaxhues i
Aeroportit Nderkombetare te Prishtines Agron Mustafa, tha se marrja e nje opinioni
te kualifikuar nga ana e kompanise audituese paraqet nje te arritur shume te
madhe per ANP-ne.



“I gjithe opinioni eshte ne dijeni se deri
para dy vitesh kjo kompani ka pasur vetem vleresime negative, apo deri ne vitin
2009, auditoret e jashtem kane qene te rezervuar ne dhenien e opinionit per
auditimet e bera ne ANP. Ky vleresim qe vjen ne kete kohe deshmon per
perkushtimin tone te larte ne punen e mire dhe eliminimin e te gjitha parregullsive
te qellimshme. Ështe nje inkurajim i madh per mua si Drejtor Menaxhues, stafin
tim menaxhues dhe te gjithe stafin qe ka punuar per te marre nje opinion
pozitiv te kualifikuar nga nje kompani prestigjioze te audimit, veçmas m’u ne
prag te marrjes se ANP ne menaxhim nga partneri privat sipas kontrates se
nenshkruar me Qeverine e Kosoves”, tha Drejtori Menaxhues, Agron Mustafa.



Sipas ketij raporti financiar te hyrat ne
kompani duke krahasuar vitin 2009 me vitin 2008 jane rritur per 5 milion euro,
nderkaq fitimi neto duke i krahasuar keto dy vite eshte me i larte per 4 milion
euro.



“Fitimi neto per 2009 nga ana e kompanise
audituese eshte vleresuar ne 10 milione e 233 mije euro nga 6 milione e 677
mije euro qe ishin fitimet ne 2008. Ky rezultat financiare paraqet me se miri
punen qe eshte bere ne kompani. Ështe nje rritje prej me shume se 30 per qind e
fitimi neto”, tha tutje Drejtori Mustafa.



a.b/NOA