Pas 28 vjetesh martese gruaja e aktorit dhe regjisorit  Mel Gibson, Robyn Moore, kerkon divorcin. Sipas te perditshmes “The Mirror”, bashkeshortja mund t’i kerkoje te shoqit shifren rekord prej 357 milione eurosh. 

Bashkeshortet, te dy 53-vjecare, nuk kane firmosur asnje kontrate paramartesore dhe sipas ligjit kalifornian gruaja ka te drejte te kerkoje gjysmen e pasurise. Sipas perllogaritjeve te gazetes behet fjale per nje pasuri prej 715 milione eurosh.

Robyn, nene e shtate femijeve dhe ish-asistente stomatologe, ka deklaruar se mes tyre ka pasur divergjenca te pariparueshme. Kohet e fundit jane publikuar disa foto ku Gibson shfaqet ne momente intime me nje grua brune, qe ishte e pranishme edhe gjate xhirimeve te nje filmi te regjisorit vitin e kaluar. Gibson rreth dy vjet me pare u arrestua ne Malibu per drejtim automjeti ne gjendje te dehur dhe u kritikua per fyerjet ndaj hebrenjve.

Ne nje komunikate te perbashket cifti deklaroi se gjate marteses dhe periudhes se divorcit jane perpjekur te ruajne privacine dhe integritetin e familjes.

Vete aktori ka thene se ndarja ka ndodhur qe prej 26 gushtit 2006. Sipas dokumentave te paraqitura ne gjykate, Robyn Gibson ka kerkuar kujdestari te perbashket per djalin me te vogel 10-vjecar, si dhe bizhuteri dhe disa nga pasurite e Gibson.