Kamerat janë gati për “soap opera”-n e re amerikane: Familja e Obama-s, në Shtëpinë e Bardhë.


Michele Obama, ja jeta e gruas që dëshiron të jetë “mamaja e parë” e Amerikës


Barack dhe Michelle Obama do të bëjnë të hënën vizitën e parë në Shtëpinë e Bardhë. Presidenti Bush i ka ftuar ata që t’u bëjë një guidë paraprake në strehën ku do të vendosen për katër vitet e ardhshme. Në 20 janar, ata do të mbarten aty.


Shumëkush sheh një tjetër simbolikë në këtë drejtim. Kjo ndërtesë, që dikur u ndërtua nga afrikano-amerikanë, që ishin thjesht skllevër e pa asnjë të drejtë, tani do të ketë për zot shtëpie një familje afrikano-amerikane.


Senatori John McCain, përmendi në mënyrë domethënëse skandalin publik që shkaktoi Presidenti Teodor Roosevelt, kur ftoi në Shtëpinë e Bardhë drejtorin e kolegjit të parë për mësues afrikano-amerikan. Gati njëqind vjet më vonë, do të jetë një afrikano-amerikan që do të ftojë njerëz në këtë seli.


Ka edhe dy muaj kohë që të ndodhë kjo zhvendosje, por qysh tani njerëzit po diskutojnë për familjen e parë të Amerikës e për imazhin edukues që do të ofrojë ajo nga Shtëpia e Bardhë për shoqërinë amerikane e më tej. Debatet për të ardhmen nuk kufizohen vetëm tek presidenti i zgjedhur, por edhe tek familja e tij.


Michelle, mes dy modeleve në Shtëpinë e Bardhë


Michelle Obama. Çfarë lloj zonje e Parë do të jetë ajo? Një përshtypje e parë është krijuar qysh tani. Nancy Reagan dhe Hillary Clinton, ishin të dyja në qendër të lajmeve. Kishin taborë njerëzish që i adhuronin dhe që i urrenin. Ndryshe nga ato, - gratë e familjes Bush, të rezervuara e modeste, asnjëherë nuk janë thumbuar e përqeshur në media, por ndërsa gëzojnë respekt të gjerë, askush nuk është “i çmendur pas tyre”.


Shenjat janë që, Michelle Obama, të bëjë pjesë në grupin e parë. Ashtu si Hillary, ajo është një nga avokatet e paguara mirë të Chicago-s. Madje, kur Barack-u u kthye në qytet me doktoratën në xhep nga “Harvard University”, trokiti në derën e një firme të shquar avokatore të qytetit. Ishte pikërisht Michelle që u caktua që ta ndihmonte të hidhte hapat e tij të para në profesion.


Gruaja që do të bëhet zonja e parë e Amerikës, ka qenë një profesioniste e pavarur tipike amerikane, që mund të jetojë e pavarur ekonomikisht, që kërkon status të barabartë në familje dhe që ka opinionet e saj të pavarura nga bashkëshorti. Pikërisht, kjo lloj figure është e destinuar që të fitojë adhurues dhe armiq në Ëashington.


Gjatë fushatës, mijëra gra morën pjesë në takimet e saj dhe gjenin veten tek ajo, ndërsa Michelle tregonte për sfidat e bashkëjetesës me bashkëshortin e saj dhe pse ajo mendonte se ai ishte njeriu për të cilin kishte nevojë Amerika. Suksesi i saj thuhej se qëndronte në mënyrën origjinale të tregimit.


Ndryshe nga “shoqet” e saj, të cilat dalin në fushata për të mburrur burrat e tyre, Michelle e kritikonte Barack-un në publik, por gjithmonë për gjëra të vogla e njerëzore, intime e miqësore, për huqe më shumë se për të meta. Përballë një rivaleje femër si Hillary Clinton, Barack Obama, ndoshta nuk do të kishte fituar pa këtë komunikim të drejtpërdrejtë të Michelle-s me gratë e Partisë Demokratike.


Po daljet e saj në publik patën çmimin e tyre. Në një moment, kur Barack Obama fitoi një nga zgjedhjet e para paraprake, Michelle tha në një takim masiv, se kjo ishte hera e parë që ndihej krenare për vendin ku jetonte. Kjo shprehje, e thënë shkarazi, u bë pjesë e pandashme e fushatës elektorale. Ajo u kombinua me fjalët e priftit të kishës ku Obama dhe familja e tij shkonin çdo të dielë, Jeremy Ëright (Xheremi Rajt), që në fjalimin e tij famëkeq tha: “Zoti e mallkoftë Amerikën!”


Michelle Obama u kthye, pra, brenda natës në një simbol të mosmirënjohjes për atdheun e saj, një reflektuese e mungesës së patriotizmit të bashkëshortit të saj, në një kohë kur trupat amerikane po vriteshin në luftë kundër terrorizmit nëpër botë. Michelle e korrigjoi më vonë shprehjen e saj, por pa mundur që të ndalojë përdorimin e saj deri në fund të fushatës. Natyra e saj që nuk druhet të shprehë opinionet ashtu siç i mendon, besohet se do ta vendosë përsëri në qendër të debateve, duke krijuar, si gjithmonë, përkrahës dhe armiq.


Një nga çështjet e debatueshme të natës së fitores, një... fustan kuqezi!


Në vitin 2000, media u ndodh në një situatë të pazakontë për natën e zgjedhjeve në SHBA, ishte e pamundur të merrej vesh se kush ishte fituesi. Çështja, jo vetëm që nuk u zgjidh atë natë, por vazhdoi me ditë të tëra, derisa u mbyll me një vendim të diskutueshëm të Gjykatës Supreme.


4 nëntori i këtij viti, solli një natë të kthjellët, ku ylli më shndritshëm dukej qartë. Barack Obama kishte fituar bindshëm dhe ndonëse tre shtete nuk mundën të nxjerrin rezultatet përfundimtare e vazhduan numërimin dhe verifikimin e votave edhe në ditët që vijuan (dy ende nuk kanë mbaruar) asnjë dyshim nuk kishte për rezultatin final.


Ajo që shkaktoi më shumë debate, në fakt, nuk ishte emri i fituesit të zgjedhjeve, por fustani që kishte veshur gruaja e tij, kur së bashku me të dhe dy vajzat e vogla doli në skenën e madhe të ngritur me këtë rast në Chicago, Illinois.


Michelle Obama kishte veshur një fustan kuqezi me autor stilistin Narciso Rodriguez dhe qeshte e gëzuar për fitoren e bashkëshortit pa menduar ndoshta se, ndërsa shumë sy i ishin ngulur të shoqit e përloteshin e qeshnin nga gëzimi në mos vrenjteshin nga inati, të tjerë i ishin ngulur asaj e disa, madje, me vetullën e ngritur lart.


Kritikat për fustanin e saj ishin dyplanëshe. Një pjesë vinin në dukje se fustani nuk ishte origjinal. Një version më seksi ishte parakaluar në javën e modës në New York (shiko foton), po nga i njëjti stilist.


Narciso Rodriguez, i kishte bërë disa ndryshime kopjes origjinale të fustanit për ta bërë më serioz, por që, sipas kritikëve, duke cenuar bukurinë dhe natyrshmërinë e tij.


Disa mendonin se është një fyerje për gruan që do të bëhet zonja e parë, që në këtë çast historik ajo u vesh me “fustanin e arnuar të dikujt tjetër”, në vend të një veshjeje të saj origjinale.


Të tjerë mendojnë se fyerja ishte për shijen e publikut që panë një fustan të shëmtuar për shkak se ndryshimet për t’ia përshtatur Michelle-s kishin ndikuar në refleksin e ngjyrave: e kuqja fekste më shumë se çdukej nën dritën e prozhektorëve, ndërsa e zeza kishte humbur nëpër errësirën e natës.


Kritikat e tjera torturojnë veten për të gjetur kuptimin simbolik të fustanit. Ata nisen nga ideja se në këto lloj shfaqjesh në publik çdo gjë është e menduar mirë dhe shkujdesja më e vogël është në fakt e llogaritur me qëllim.


Pse u zgjodh stilisti kuban? A do të ndryshojë politika e Amerikës ndaj Kubës, tani që Obama është president? Pse ngjyrë të kuqe? A nuk është kjo ngjyra e Republikanëve? Mos vallë Obama do t’u shtrijë dorën kundërshtarëve për të qeverisur së bashku vendin, apo mos vallë e shoqja po tallet me humbësit, duke u thënë se jo vetëm Shtëpinë e Bardhë, po edhe ngjyrat ua kemi marrë?


Mund të jetë absurde që të kërkohen shenjat e prioriteteve politike presidenciale në fustanin e një gruaje, po kjo është një tjetër tregues i asaj se sa shumë rëndësi u kushtojnë njerëzit anembanë botës çdo gjëje që ka të bëjë me njerëzit e skenës, e sidomos, me ata që do të jenë së shpejti banorët e rinj të Shtëpisë së Bardhë.


Jackie Kennedy apo mamaja e parë


Për shumë arsye, presidenti i sapozgjedhur Obama, po krahasohet me presidentin John F Kennedy. Ky i fundit ishte presidenti i parë (dhe i vetmi) katolik në Amerikë, ishte më i riu (edhe sot e kësaj dite) që ngjitej në një post kaq të lartë dhe gjithashtu kishte përndezur kuriozitetin dhe energjitë e njerëzve që shpresonin për një epokë të re.


Ndoshta nisur nga kjo, por ndoshta edhe për arsye të tjera, ka një prirje për ta krahasuar Michelle Obama-n me zonjën e parë më të pashme e më me stil në historinë e Amerikës, Jacqueline Kennedy.


Ashtu si për familjen Kennedy edhe tani media po fantazon e pret me padurim fillimin e “soap opera”-s së re: Familja Obama në Shtëpinë e Bardhë. Qysh tani, gra, sidomos ato demokrate, po flasin sesi po vishen “alla Michelle”.


Mirëpo, ka edhe shumë arsye që nuk tingëllojnë mirë në këtë krahasim. Historia e familjes Kennedy në Shtëpinë e Bardhë u mbyll me atentatin fatkeq të Dallasit. Pas lajmit për arrestimin nga FBI-ja të dy supremacistëve të bardhë që kishin planifikuar vrasjen e Barack Obama-s, duket sikur krahasimet po bëhen me surreale se ç’duhet.


Për këtë arsye disa komentues të tjerë në median amerikane po preferojnë ta krahasojnë Michelle-n me Cherri Blair-in, gruan e ish-kryeministrit britanik Tony Blair, e cila ishte gjithashtu e pavarur, avokate e zonja në profesion, me pikëpamje e opinione të forta e të pavarura nga i shoqi. Ashtu si Muchelle, edhe ajo kishte ardhur nga një familje punëtore dhe kishte çarë vetë rrugën në jetë.


Vetëm Michelle Obama, në një nga rastet e pakta që ka pasur për të hedhur dritë në atë se çfarë mendon ajo për rolin që do të luajë në Shtëpinë e Bardhë, ka qenë shumë modeste.


“Puna ime e parë do të jetë kujdesi për vajzat e mia, që do të rriten në një mjedis jo të zakontë e që do të ketë ndikim tek ato. Më shumë se zonjë e parë, unë do të jem një mama e parë”, - ka thënë ajo.


Sasha dhe Malia, dy vajzat presidenciale


Kur familja Clinton hyri në Shtëpinë e Bardhë, Bill dhe Hillary, i kërkuan medias që të respektonte privatësinë e vajzës së tyre Chelsea (Çelsi). Ajo ishte ende një vajzë e vogël në vitin 1992 dhe njëfarësoj u rrit në Shtëpinë e Bardhë.


Media e respektoi kërkesën e familjes Clinton, por vështirë se vajza e tyre ka mbetur e paprekur nga mbulimi turpërues e me detaje të pamëshirshme të skandalit seksual të babait të saj me stazhieren në Shtëpinë e Bardhë, Monika Levinski.


Edhe familja Bush kërkoi të njëjtën gjë në vitin 2000 për vajzat Barbara dhe Jena. Media, në vija të përgjithshme, e respektoi këtë kërkesë, mirëpo ndryshe nga Chelsea, ato ishin në një moshë në të cilën është e vështirë të rrish nën hije. Lajme e fotografi jo fort të këndshme, në të cilat ato kishin pirë alkool në mënyrë ilegale (në shumë shtete të Amerikës duhet të jesh të paktën 21 vjeç) e pjesëmarrje në festa të zhurshme që kishin sjellë ndërhyrjen e policisë, madje edhe arrestime).


Vajzat e Obama-s, Malia and Sasha, janë respektivisht 7 dhe 10 vjeç. Gjatë gjithë fushatës, prindërit e tyre kanë bërë çmos për t’i mbajtur ato larg publikut dhe medias.


Zhvendosja në Shtëpinë e Bardhë i jep fund fëminisë së tyre normale. Jo vetëm që do të ndahen nga shokët e shoqet e fëminisë dhe nga jeta e tyre e zakonshme, por liria e tyre ka marrë fund. Ato do të jenë gjithmonë të shoqëruara nga njërez të armatosur kudo që shkojnë: në shkollë, në sheshin e lojës, në festat me shoqërinë e kudo. Është e pamundur që kjo të mos lërë gjurmë tek ato.


Në fjalimin e tij të fitores, Obama njoftoi se kishte ndërmend t’u gjente një qenush të vogël që të bashkohej me ta në Shtëpinë e Bardhë. Kjo është një tjetër traditë që fillon qysh nga presidenti Kennedy, në kohën e të cilëve Makaroni vraponte nëpër dhomat e ndërtesës më të fuqishme të botës.


Bill Clinton jo rrallë thoshte duke qeshur për qenin e tij, se të paktën pas kaq vitesh në Ëashington, e kishte gjetur një mik të vërtetë.


Po qenushi që përmendi Obama nuk ishte thjesht në vijë me traditën. Kjo ishte edhe në kuadrin e përpjekjeve që po bën ai dhe e shoqja që kalimi në Shtëpinë e Bardhë të jetë sa më i lehtë për vajzat e tyre.


“Vajzat tona janë të vogla, vetëm 10 dhe 7 vjeç”, - thotë Michelle. “Unë mund të jem zonja e parë, por detyra ime prioritare mbetet sigurimi që vajzat e mia të rriten të shëndetshme e normale, me fëmini normale, që përfshin bërjen e detyrave për shkollën, punët e shtëpisë, vallëzimi, sporti. Unë jam së pari mamaja e parë e Amerikës”, - përsërit ajo.


Nata e fitores dhe një... fustan kuqezi! Në vitin 2000, media u ndodh në një situatë të pazakontë për natën e zgjedhjeve në SHBA, ishte e pamundur të merrej vesh se kush ishte fituesi. Çështja, jo vetëm që nuk u zgjidh atë natë, por vazhdoi me ditë të tëra, derisa u mbyll me një vendim të diskutueshëm të Gjykatës Supreme. 4 nëntori i këtij viti, solli një natë të kthjellët, ku ylli më shndritshëm dukej qartë. Barack Obama kishte fituar bindshëm dhe ndonëse tre shtete nuk mundën të nxjerrin rezultatet përfundimtare e vazhduan numërimin dhe verifikimin e votave edhe në ditët që vijuan (dy ende nuk kanë mbaruar) asnjë dyshim nuk kishte për rezultatin final. Ajo që shkaktoi më shumë debate, në fakt, nuk ishte emri i fituesit të zgjedhjeve, por fustani që kishte veshur gruaja e tij, kur së bashku me të dhe dy vajzat e vogla doli në skenën e madhe të ngritur me këtë rast në Chicago, Illinois. Michelle Obama kishte veshur një fustan kuqezi me autor stilistin Narciso Rodriguez dhe qeshte e gëzuar për fitoren e bashkëshortit pa menduar ndoshta se, ndërsa shumë sy i ishin ngulur të shoqit e përloteshin e qeshnin nga gëzimi në mos vrenjteshin nga inati, të tjerë i ishin ngulur asaj e disa, madje, me vetullën e ngritur lart. Kritikat për fustanin e saj ishin dyplanëshe. Një pjesë vinin në dukje se fustani nuk ishte origjinal. Një version më seksi ishte parakaluar në javën e modës në New York (shiko foton), po nga i njëjti stilist. Narciso Rodriguez, i kishte bërë disa ndryshime kopjes origjinale të fustanit për ta bërë më serioz, por që, sipas kritikëve, duke cenuar bukurinë dhe natyrshmërinë e tij. Disa mendonin se është një fyerje për gruan që do të bëhet zonja e parë, që në këtë çast historik ajo u vesh me “fustanin e arnuar të dikujt tjetër”, në vend të një veshjeje të saj origjinale. Të tjerë mendojnë se fyerja ishte për shijen e publikut që panë një fustan të shëmtuar për shkak se ndryshimet për t’ia përshtatur Michelles kishin ndikuar në refleksin e ngjyrave: e kuqja fekste më shumë se çdukej nën dritën e prozhektorëve, ndërsa e zeza kishte humbur nëpër errësirën e natës. Kritikat e tjera torturojnë veten për të gjetur kuptimin simbolik të fustanit. Ata nisen nga ideja se në këto lloj shfaqjesh në publik çdo gjë është e menduar mirë dhe shkujdesja më e vogël është në fakt e llogaritur me qëllim. Pse u zgjodh stilisti kuban? A do të ndryshojë politika e Amerikës ndaj Kubës, tani që Obama është president? Pse ngjyrë të kuqe? A nuk është kjo ngjyra e Republikanëve? Mos vallë Obama do t’u shtrijë dorën kundërshtarëve për të qeverisur së bashku vendin, apo mos vallë e shoqja po tallet me humbësit, duke u thënë se jo vetëm Shtëpinë e Bardhë, po edhe ngjyrat ua kemi marrë? Mund të jetë absurde që të kërkohen shenjat e prioriteteve politike presidenciale në fustanin e një gruaje, po kjo është një tjetër tregues i asaj se sa shumë rëndësi u kushtojnë njerëzit anembanë botës çdo gjëje që ka të bëjë me njerëzit e skenës, e sidomos, me ata që do të jenë së shpejti banorët e rinj të Shtëpisë së Bardhë.Obama: portreti i një familjeje që do të qëndrojë normale


“Së pari duhet të lësh duhanin, dhe së dyti duhet t’i rezervosh gjithmonë një hapësirë familjes.” Këto janë dy kushtet që Michelle Obama i vuri bashkëshortit kur ai shprehu synimin për të kandiduar për Shtëpinë e Bardhë. “Vogëlush” - vazhdoi ajo - “ne mund të të mbështesim deri në 80%”.


Faqja tjetër revolucionare e presidentit të 44-t të Amerikës është pikërisht familja e tij normale; ai aspekt i jetës private që as kolltuku më prestigjoz në botë nuk ka cenuar.


Rrallë është dëgjuar një zonjë e parë që emërton burrin e vet “vogëlush”, por është një provë e mëtejshme që ndryshimi kalon medoemos nga pohimi i vetvetes dhe mbrojtja xheloze e boshtit familjar.


Shtëpia e Obamës nuk është aspak ndryshe nga shumë shtëpi të tjera, me rregullat, ritet dhe vlerat e veta. Michelle, quajtur ndryshe nga Barack “The Boss”, ose “shoqja ime më e ngushtë e gjashtëmbëdhjetë viteve të fundit”, ose “shtylla kryesore e familjes sonë”, ose “dashuria e jetës sime”, është më shumë e shqetësuar për shkollën e re të vajzave, sesa për rolin e zonjës së parë. Avokate e sukseshme me master në Harëard, Michelle Obama, deri dje, kishte një rrogë më të lartë se Barack-u; ajo është mama e rreptë dhe grua që, kështjellën e tanishme, i është dashur ta ndërtojë nga themelet.


Çifti Obama është prindi i dy vajzave: e madhja Malia Ann, dhjetëvjeçare, dhe e fundit Sasha, 7 vjeçe, banuesja më e vogël e Shtëpisë së Bardhë nga koha e J.F. Kennedy Jr., në 1963. Jeta e tyre është gjithmonë nën vëzhgimin e sertë të prindërve. Zgjimi bëhet herët në mëngjes për të rregulluar krevatin, për t’u veshur dhe për të sistemuar dhomën pa ndihmën e mamit. Më vonë futen te krevati i prindërve, për pak minuta përkëdhelje, para se të fillojë dita: është riti që mama Michelle, ka premtuar të mos ta ndërpresë kur të shkojnë te banesa e re.


Riti tjetër që nuk duhet të ndërpritet është ai i darkës: pas ngrënies dhe gjysmë ore kukullash, në tetë e gjysmë mami i shoqëron në krevat dhe, pak më vonë, babi shkon me ndonjë libër në dorë. Para pak javësh Barack-u ka mbaruar së u lexuari të gjitha aventurat e Harry Potterit, dhe tani nuk dihet akoma cili është personazhi tjetër, protagonisti i mbrëmjeve.


Mesazhi numër një që Barack dhe Michelle Obama synojnë t'u përcjellin vajzave, përmblidhet në një frazë: “Këmbë në tokë”. Dhe nuk mund të ishte ndryshe, duke patur parasysh që të dy kanë njohur varfërinë, dhe e dinë fare mirë çfarë ka tej vitrinave që reflektojnë luksin.


Natasha dhe Malia duhet të shikojnë pak televizor dhe “paga” javore nuk mund të jetë më e lartë se 1 dollarëshe (gjithmonë i dhënë nga babi). As në Krishtlindje dhe as gjatë datëlindjeve, nuk bëhen dhurata, sepse “dhurata e vërtetë - shpjegojnë prindërit - “është festa, dhe mundësia e të qenit bashkë”.


Shkolla është përbërësi kryesor në jetën e fëmijëve, dhe fitorja e së martës, me pagjumësinë që pasoi, ishte e mjaftueshme që vajzat të humbisnin një ditë mësimi. Shkaktoi polemika edhe mungesa e zonjës së parë në përkujtimin e 11 shtatorit në New York, por “vajzat - tha Michelle - sapo kishin filluar vitin shkollor, dhe nuk doja t’i lija vetëm në këtë provë të vështirë për to”.


Problemi më urgjent është ruajtja e një modeli jetese të mesëm, i bazuar në vlera të shëndosha, dhe, për këtë, Michelle po kërkon t’i mbushë mendjen mamasë së vet, Marianës, të shkojë të jetojë me ta në Ëashington. I vetmi çmim për vajzat do jetë një këlysh që do zgjedhin në një stelë qeni, midis kafshëve të braktisura, si falenderim për durimin e tyre në këto muaj fushate, kur Barack ishte për 98% të kohës jashtë (llogari të “The Boss”-it).


Për katër vitet e ardhshme adresa e “1600 Pennsylvania avenue” (Shtëpia e Bardhë), do të banohet nga një çift me ngjyrë, dy goca, një gjyshe dhe një këlysh. Jo më nga një dinasti nafte (dera Bush) por asgjë më pak dhe asgjë më shumë nga një familje normale amerikane, ku të gjithë mund të gjejnë pak nga vetja.


Ndoshta edhe kjo është pjesë e revolucionit.Gratë e Presidentëve USA nga i pari tek i 43-ti1. Gruaja e George Washington, Martha


2. Gruaja e John Adams, Abigail


3. Gruaja e Thomas Jefferson, Martha


4. Gruaja e James Madison, Dolley


5. Gruaja e James Monroe, Elizabeth


6. Gruaja e John Quincy Adams, Louisa


7. Gruaja e Andrew Jackson, Rachel


8. Gruaja e Martin Van Buren, Hannah


9. Gruaja e William Harry Harrison, Anna


10. Gruaja e John Tyler, Letitia


11. Gruaja e James Polk, Sarah


12. Gruaja e Zachary Taylor, Margaret


13. Gruaja e parë e Millard Fillmore, Abigail


Gruaja e dytë e Millard Fillmore, Caroline


14. Gruaja e Franklin Pierce, Jane


15. James Buchanan (beqar)


16. Gruaja e Abraham Lincoln, Mary


17. Gruaja e Andrew Johnson, Eliza


18. Gruaja e Ulysses Simpson Grant, Julia


19. Gruaja e Rutherford Hayes, Lucy


20. Gruaja e James Garfield, Lucretia


21. Gruaja e Chester Arthur, Ellen


22./24. Gruaja e Grover Cleveland, Frances


23.Gruaja e parë e Benjamin Harrison, Caroline


Gruaja e dytë e Benjamin Harrison, Mary


25. Gruaja e William McKinley, Ida


26. Gruaja e parë e Theodore Roosevelt, Alice


Gruaja e dytë e Theodore Roosevelt, Edith


27. Gruaja e William Howard Taft, Helen


28. Gruaja e parë e Thomas Woodron Wilson, Ellen


Gruaja e dytë e Thomas Woodron Wilson, Edith


29. Gruaja e Warren Harding, Florence


30. Gruaja e Calvin Coolidge, Grace


31. Gruaja e Herbert Hoover, Lou


32. Gruaja e Franklin Delano Roosevelt, Eleanor


33. Gruaja e Harry Truman, Bess


34. Gruaja e Dwight David Eisnhower, Mamie


35. Gruaja e John Fitzgerald Kennedy, Jacqueline


36. Gruaja e Lyndon Baines Johnson, Lady


37. Gruaja e Richard Nixon, Thelma


38. Gruaja e Gerald Ford, Elizabeth


39. Gruaja e James Earl Carter, Rosalynn


40. Gruaja e parë e Ronald Wilson Reagan, Jane


Gruaja e dytë e Ronald Reagan, Noney


41. Gruaja e George Bush sj, Barbara


42. Gruaja e William Jefferson Clinton, Hillary


42. Gruaja e George Walker Bush jr, Laura