Me shume se kurre sot ne shoqerine tone po ushtrohet nje shtypje e jashtezakonshme ndaj gruas. Ne heshtje po ndodh nje revolucion social qe gruaja po e ben e vetme. Nuk e pat fatin shqiptarja te perjetonte e te perfitonte nje 68 evropiane ku u prene njehere e pergjithmone ata zinxhiret e padukshem te dhunes moderne por sot edhe pse pa solidaritet pa pavaresi ekonomike lufta eshte e pandalshme. Familja bashkeshorti nuk pranon te humbe privilegjet e dikurshme te nje skllavopronari ndaj bashkeshortes. Me bej te ha Me hekuros kemishat Ku do te dalesh me shoqet Me sill ujin Ma hiq kete pjate Ku i ke vene pantallonat Pse e pe ashtu ate shitesin Sa kripe i ke hedhur gjelles Ku do te shkosh ti moj. Keto urdhra nje nene ne familje mund edhe ti dyfishohen apo trefishohen ne rast se ka dhe djem. Kjo gjendje konsiderohet normale sidomos ne shume zona te Shqiperise se Mesme e te Veriut. Ne jug sidomos juglindje familja ka zhvilluar dhe ka investuar me shume ne bashkepunimin e te gjithe familjareve ne mbarevajtjen e shtepise duket qe revolucioni i heshtur i gruas aty ka nisur shume me heret. Ne keto vite gruaja ka ndryshuar kudo ne Shqiperi dhe po lufton per te fituar respektin e duhur dhe te flake bashke me vitet qe shkojne tentativat per ta perdorur si sherbetore. E megjithate jo vetem qe vazhdon te mbaje shtepine pa asnje ndihme por eshte dhe nen shenjestren e perbuzjen e me te afermve nese rebelohet.
Kjo e sherbimit eshte lufta e pare e gruas shqiptare. Me pas vjen ajo e pretendimeve e deshirave e argetimeve te mohuara. Tradicionalisht burrat si gjate regjimit por edhe sot rrembejne pa pyetur kend lirine e tyre me shumice per te bere e per tu argetuar si duan. Qe nga monopolizimi i shikimit te programeve te preferuara prej tyre ne televizorin e shtepise te oret e gjata te klubi i lagjes deri dhe te tentativat per te ngacmuar e joshur vajzat e botes shume burra duket se mbajne akoma carta bianca. Detyrimet ne familje nuk konsiderohen nuk konceptohen nga shume. Me hapjen e Shqiperise u hap dhe familja shqiptare. Gruaja mesoi se femijet mund ti laje veshe edukoje dhe me ndihmen e bashkeshortit dhe ky duhet ta ndihmoje. Mesoi se kur ajo eshte ne pune mund te gatuaje njeriu qe i ka premtuar dashuri te perjetshme mund te kujdeset per femijet sa te kthehet ajo mund te rrije ne shtepi me ta nese nenes i duhet te shkoje ne nje mbledhje udhetim pune apo thjesht te pije nje kafe me shoqet. Dhe kjo eshte me e vogla e problemeve pasi nevojen me te madhe per ndihme clodhje dhe argetim e kane nenat shtepiake. Ato qe gdhijne e ngrysen brenda kater mureve me pak komunikim njerezor e shume urdhra mbi kurriz. Askush nuk ka per tia dhene kete ndihme ndaj brenda mureve te shtepise ajo lufton e vetme deri ne vdekje. Dhe cdo gje mbyllet me nje ...grindje e momentit qe tregon me shume se dhjetera libra te pashkruara akoma per gjendjen e gruas shqiptare.
Po gruaja ne linje te pare Ajo e politikes artit medias sa respektohet ose me mire sa nuk shtypet Jane pjesa me e forte edhe pse jane ne presion publik te vazhdueshem. Eumlshte shume i dallueshem toni perbuzes talles ofendues i perdorur ndaj gruas se impenjuar edhe pse tenton te fshihet me fjale politikisht korrekte te kolegeve me kollare. Keta te fundit tregojne ne shprehjet ndaj kolegeve ne parti media art kulturen e tyre edukaten dhe respektin qe kane kultivuar ne familje. Nga televizionet e shumta ne shtepite e vogla nga Kuvendi nga konferencat per shtyp perbuzja per gruan percillet dhe gelltitet me doza te vogla por te perditshme. Si nje pike uji qe gerryen ne vite dhe shkembin mesazhet e elites maskiliste shqiptare gerryejne pa veshtiresi trurin e paemancipuar te burrit-padron.
Kjo e gruas per te fituar lirine individuale eshte nje lufte e pandalshme dikush rrezikon te humbe jeten edhe per nje pjate gjelle te vene me vone se ora 2000 para bashkeshortit Ku ishe Cfare do te ha une syte e tu qe te te plasin Une te vras ty e pastaj vras dhe veten
Eumlshte lufte e veshtire derisa ende ne opinionin publik edhe ai qe mendohet me i kualifikuar gruaja gjykohet perqeshet perbuzet. Por jane vetem grahmat e fundit te maskilisteve te fundit qe feminilitetin e ngaterrojne me nenshtrimin.
marre nga Gazeta Shqiptare/BalkanWeb