Urben Massena, është një shtetas shqiptar, me origjinë kongoleze, i cili
prej tre vitesh po zhvillon një betejë gjyqësore për të parë fëmijën e
vet, tashmë 9 vjeç, pasi ish-gruaja e ka rrëmbyer dhe ka ikur nga
Shqipëria.



Një vendim i Gjykatës Shqiptare i jep atij të drejtën ta takojë vajzën e tij Edenin çdo fundjavë, për pushimet verore dhe dimërore.

Massena 53 vjeç eshte me prejardhje kongoleze ushtron profesionin e mjekut ne Shqiperi dhe ka ardhur ne vendin tone qe ne moshe te vogel, ne vitet 70. Nga bashkejeta 4-vjeçare me nje shtetase shqiptare ka lindur femija Eden, per te cilen gjykata ka vendosur ta rrise e ema, ndersa i ati Urbeni duhet ta takoje sipas ketij vendimi gjate fundjaves. Ne kundershtim me kete vendim, femija eshte larguar jashte vendit nga e ema, ne rrethana te paqarta, pa pasaporte dhe aktulisht, sipas te atit ka marre shtetesi greke.

"Kam gati katër vjet pa takuar dhe pa folur me vajzën time", thotë Massena.

Nga Greqia, nena e femijen i ka kerkuar Gjykates se Apelit te ndryshoje kushtet e takimit te femijes me te atin, pasi ajo nuk mund ta sjelle nga Greqia. Por Gjykata e ka hedhur poshte kete kerkese, pasi gruaja ishte larguar nga Shqiperia ne kundershtim me vendimin e meparshem, duke ikur ne mënyrë të kundraligjshme.Gjykata e Apelit vijon me tej, duke thene se largimin e femijes e ka kryer vete gruaja, pa dijeninë dhe vullnetin e te atit, si dhe ne kundershtim me nje vendim te formes se prere te gjykates. Aktualisht beteja per femijen po shqyrtohet nga Gjykata Penale e Tiranes dhe Urben Massena e akuzon ish-bashkejetuesen per rrembim te femijes.

"Fëmijën e ka marrë padrejtësisht dhe atje ose e ka dhënë për birësim te dikush ose e ka shitur, unë këtë nuk e di. Unë kam dokumentin ku thuhet se fëmija tani është shtetas grek", thotë Massena.